Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BUSHAT- Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vaut të Dejës, që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 4.16 milion euro. Për menaxhimin e tij, ish-Këshilli i Komunës Bushat krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Por, në qershor të vitit 2010 Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private Becker Albania, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.
10 vjet më pas, në tetor të 2020-ës, Këshilli Bashkiak autorizon sërish kryetarin e Bashkisë të Vaut të Dejës, që të rishikojë kontratën me kompaninë private. Së pari, Vendimi i Këshillit Bashkiak, i delegon përgjegjësinë ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” për të realizuar investimin për zgjerimin e landfillit të Bushtatit dhe përshtatjen e ambientit brenda tij, me një sipërfaqe shtesë 23 hektarë për trajtimin e mbetjeve inerte.
Vetë shoqëria dhe bashkitë e tjera në qarkun e Shkodrës e Lezhës do të paguajnë për trajtimin e mbejtjeve bashkë me operatorët privatë dhe në këmbim, firma “Ndërkomunale Bushat” do të marrë 20% të vlerës së tarifave. Së dyti, edhe pse kompania Becker Albania nuk merrte përsipër asnjë investim dhe asnjë risk për të gjetur tregun, pasi operon në kushtet e monopolit në 2 qarqe, në 2020 u vendos që kotrata t’i zgjatej edhe për 25 vite të tjera.
Së treti, afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin. Shkurt, më shumë të ardhura për xhepin e kompanisë që po merr pa garë, në formë dhurate për plot 25 vjet, miliona euro xhiro të garantuara. Por nuk përfundon me kaq, sepse me kalimin e viteve, është shtuar edhe oreksi.
Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj. Po ccfarë interesi kanë patur këta aksionerët e rinj te kjo shoqëri kur kontrata e saj skandonte për pak vite? Ju a sqarojmë tani. Nëse analizojmë bilancet e kompanisë Becker Albania në fillimet e operimit të saj, të ardhurat ishin të ulta, duke kapur vlerën më të madhe 43 mijë euro në vit.
Pas vitit 2014, kompania nis të gjenerojë mesatarisht 150 mijë euro të ardhura në vit dhe në vitin 2017 dhe 2018 të adhurat shkojnë në 400 mijë euro. Ajo që ndodh është se pasi merr shtesën e kontratës, ku i shtohet dhe objekti i depozitimit të mbjetjeve inerte dhe teknologjike, xhiro e kompanisë Becker dyfishohet në mesatarisht 800 mijë euro në vit dhe me një fitim mesatar vjetor 150 mijë euro. Vetëm nga njësitë vendore të dy qarqeve, janë paguar për kompaninë Becker afërisht 2 milion euro për periudhën e vitit 2019- 2024
E gjithë kjo mrekulli vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, që koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Por kemi ende. Renaldo Joanidhi bashkë me Aldi Zaimin rezultojnë aksionerët të shoqërisë Dion-al, ish Shpresa-Al, një kompani e cila ka qënë nën hetim për mashtrim me tatimin mbi vlerën e shtuar, por pronarja surprizë që ka 20% të aksioneve, është Pranvera Manja, mbesa e Ulsi Manjës, Ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në 3 legjistlaturat e fundit.
Pyetjet që ne i drejtojmë organeve të drejtësisë janë dy: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën Becker, dhe a ka patur ndikim politik për të hyrë si pjesë e saj pronarët e rinj?
Albert Skura TIRANË- “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahe...
foto ilustruese TIRANË- Këta 3 persona, kanë një të përbashkët. Janë emigrantë të cilët duan të...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë t&...
TIRANA- IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga Piranjat ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë Fation Hoxh...
TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se ka ngritur një grup pune për të verifikuar mënyrën ...
TIRANË- Një javë më parë, “Piranjat” treguan me dëshmi dhe fakte se si janë shpërdoruar fondit në Tea...
TIRANË- Nuk kanë të ndalur denoncimet për Indrit Picallin, i angazhuar kryesisht në projekte artistike përmes organizatës s...
TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Instagram" në lidhje me skandalin e pub...
BULQIZA- Jemi ngjitur deri në fshatin Ballenjë të Bulqizës, për të zgjidhur një sherr të pazakonte në të cil...
TIRANA- Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit tonë. Protagoniste është një 26-vjeçar...