Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u bë konkrete. Më 20 prill të të njëjtit vit u lidh kontrata e koncensionit mes shtetit shqiptar dhe konsorciumit që u shpall fitues, Mabetex Group në pronësi të Behxhet Pacollit që zotëronte 58% të kapitalit, Yda Group me 40% të kapitalit, një kompani turke dhe 2A group me 2%.
Yda Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë modeste 4450 euro.
Nëse gjithçka duhet në rregull, problemi i madh nis kur mësohet vendi ku do të ndërtohet aeroporti. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës, që ka fituar këtë status që nga viti 2004, një zonë e cila strehon, ushqen, krijon vend të sigurt për folezim të rreth 63% të të gjithë shpendëve që ndodhen në Shqipëri. Në Nartë identifikohen së paku 33 lloje shpendësh, të cilët janë në listat e shpendëve të rrezikuar të vendit tonë.
Mirepo përtej dëmit që i shkakton faunës, ky projekt ka probleme teknike tepër madhore.
Kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti arrin në 104 milionë euro, por taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose 32% më shumë se investimi, në rast se koncensioni dështon.
Në dokumentat standarte të koncensionit thuhet se “projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër, dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit”.
Dukshëm, qeveria shqiptare vendos të marrë përsipër risqe me miliona euro për projekte që nuk janë të studiuara siç duhet. Pavarësisht këtyre pasigurive, më 28 nëntor 2021 makineritë e rënda pushtuan zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës për të nisur ndërtimin e aeroporit dhe që prej asaj dite iu dha një goditje e fortë ekosistemit më unikal në vendin tonë. Por mesa duket qeverisë nuk i ka interesuar kjo gjë, përkundrazi, ka vepruar për t’i dhënë jetë një projekti në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Duke marrë parasysh këtë skandal, ka paur reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka folur qartazi për faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, në vendin ku po ndërtohet është thellësisht i gabuar dhe i jashtëligjshëm.
Por organizatat kombëtare në mbrojtje të mjedisit nuk janë mjaftuar vetëm me nota proteste, por kanë nisur edhe një betejë ligjore kundër qeverisë shqiptare.
Gjithçka është e qartë. Një aeroport, në zemër të zonës së mbrojtur, që do të shërbejë me shumë mundësi për një kategori personash të cilët janë të gatshëm ta kthejnë gjithë zonën përreth në një mega-zinxhir resortesh në favor të “turizmit” elitar./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka b&eum...
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka...
Më shumë se një dekadë më parë arkëtimi i faturave të energjisë elektrike ishte një nga sfidat më t&eum...
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron ...
Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-shin gjithçka u ...
Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, është gjendur...
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës ...
Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bërë...
Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë histo...
Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu s...