Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, me vonesat e pajustifikuara dhe standardet e dyfishta në procedimet për gjyqtarët dhe prokurorët, minon në mënyrë serioze besueshmërinë e këtij institucione dhe hedh hije dyshimi për përfshirje në manovra politike.
***
Në puntatën e kaluar “Piranjat”, në Syri Tv, treguan se si dy institucione të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, konsideruar si “EUREKA” e këtij sistemi kaq vulnerabël në vite, kanë mungese totale koordinimi mes tyre.
Behet fjalë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Fillimisht, “Piranjat” i drejtuan të njëjtën shkresë identike, të dy këtyre institucioneve, në të cilën kërkonin të dinin se sa raste magjistratësh: gjyqtarësh dhe prokurorësh i janë referuar ILD-së nga KPK për proçedim disiplinor?
Dhe përgjigjet ishin me plot njëmbëdhjetë emra diferencë. Për ta qartësuar: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se ka transferuar tek ILD 28 subjekte, ndërsa Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, deklaronte se bëhej fjalë për 39 të tilla.
Për këtë listë, ILD nuk pranoi të jepte informacion, por ky standard privatësie, nuk u konsiderua aspak i tillë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që me shumë korrektesë vuri në dispozicion listën emërore.
Pasi herën e parë ILD-ja mohoi të drejtën e informimit, “Piranjat” iu drejtuan sërish me një shkresë, të cilës i bashkëngjitën edhe përgjigjen nga KPK me listën emërore të subjekteve.
Përgjigjja e dytë nuk vonoi, dhe më në fund, ILD dërgoi listën emërore, por pa dhënë përgjigje shteruese lidhur me diferencën prej njëmbëdhjetë numrash të subjekteve të dërguara për procedim tek ata, nga KPK.
E vetmja gjë që u mësua nga përgjigja ishin të dhënat se kur janë regjistruar dhe kur janë marrë vendimet për secilin nga 39 subjektet.
Dhe ajo qe vihet re është nga ILD janë trajtuar rastet aspak sipas radhës, por sipas një rregullsie të cilën vetëm Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund ta dijë se ku është shpikur.
Për ta konkretizuar këtë, po sjellim disa shembuj.
Çështja e gjyqtarit Astrit Kalaj është administruar në 20 shkurt të vitit 2020, por edhe pse kanë kaluar 3 vite, dosja e tij është ende në fazën e shqyrtim-vlerësimit.
Kjo në ndryshim të rasteve të gjyqtarëve si:
-Ilir Përdeda, regjistruar në 26, 05, 2021
-Valbon Çekrezi, të regjistruar në 09, 07, 2021;
-Gerd Hoxha, të administruar në 14, 07, 2021
Të gjithë këtyre, i është dhënë vendimi, maksimumi në vitin 2022.
Pyetjen dhe konkluzionet, se pse dosja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ende nuk shqyrtohet nga ILD, mund ta bëni vetë.
Gjithashtu, rast i ngjashëm është çështja e prokurorit Arens Çela, e regjistruar që në datën 24 maj të vitit 2021, e cila ende sot vazhdon të qëndrojë pezull, duke mos patur asnjë përgjigje.
Ndërsa për shembull, për dosjen gjyqtarit Aurel Arapi, edhe pse është administruar nga ILD në 05, 05, 2022 është dhënë vendimi vetëm dy muaj më vonë, me 21.07.2022.
Por këto janë probleme që edhe mund të ndodhin. Prandaj ne nuk do t’ia lejonim aspak vetes të themi që ILD po luan politikisht, duke favorizuar interesa të një pale.
Gjithashtu nuk do pranonim asnjëherë të themi që gjyqtari Astrit Kalaja mund të mbahet peng me atë dosje, sa të mbyllen disa punë me çështjet e brendshme të PD.
Ne nuk do t’i artikulojmë asnjëherë këto akuza si ndaj këtij institucioni elitar, po ashtu edhe ndaj gjyqtarit te nderuar të çështjes së vulës.
Vetëm se, në respekt të plotë të ligjit dhe institucioneve, po kërkojmë, për transparencë të publikut, të mësojmë disa të vërteta, të cilat kemi besim se ILD, do të na i sjellë në të ardhmen.
Sektori i ndërtimit është në një boom të vërtetë, këtë e pranojnë të gjithë. Po aq e gjith&eu...
89.000 euro në vit përfitohet nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat...
Abuzimet me pushtetin në Shqipëri nuk janë të rralla, por në qytetin e Pukës kanë kaluar çdo pritshmëri. Banes...
Pamje që i ngjajnë një filmi Hollywoodian u pane nga të gjithë në bankën BKT në Koplik. 3 persona me maska dhe të...
Dhuna në shkollë është kthyer në një fenomen shqetësues duke regjistruar një numër të frikshëm rritjeje...
Të premten e kaluar sollëm te ‘Piranjat’ dëshminë e 52-vjeçarit italian, Gabriele Tarroni, ish-ortak dhe personi i af&e...
Mashtrimi nëpërmjet bamirësisë është një nga metodat më të përhapura nga individë dhe grupe personash, ...
Patos-Marinza është një ndër zonat më të pasura me naftë, e me këtë pasuri do duhej të kishte ardhur një...
Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjas...
Janë shpenzuar rreth 180 milionë lekë në Devoll për ujësjellësin e Mirasit, por ujësjellësi nuk duket gjëkundi...