Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve.
Numri i televizioneve është shtuar ndjeshëm vitet e fundit, sidomos ato të fokusuara në transmetimin e lajmeve 24 orë, një pjesë e madhe e gazetave vijojnë të dalin në print, pavarësisht konkurrencës së lartë nga internet dhe portalet online janë të shumta, ndonëse tregu i tyre vijon të mbetet kaotik.
Sipas të dhënave të tjera të Autoritetit Mediave Audiovizive, në vend ka gjithsej 51 televizione, nga të cilat një publik, 5 kanë licencë kombëtare dhe të tjerat janë private të pajisura me licencë shërbimi audoviziv.
Në krahasim me vitin 2011, numri i subjekteve, që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve, pothuajse është dhjetëfishuar dhe kjo lidhet me zhvillimin e vrullshëm të mediave online, por dhe shtimin e televizioneve private.
Vetëm në dy vitet 2020-201 janë shtuar mbi 100 subjekte të regjistruara në këtë aktivitet.
Ndonëse numri i mediave është rritur me shpejtësi, të ardhurat e sektorit nuk janë zgjeruar me ritme aq të shpejta.
Sipas INSTAT, në vitin 2021, të ardhurat gjithsej në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin gati 6.8 miliardë lekë, ose rreth 57 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë historik, që kur raportohen të dhënat. Tregu u rimëkëmb me shpejtësi, pas rënies që shënoi në vitin 2020, si rrjedhojë e pandemisë.(shiko grafikun: Ecuria e biznesit të mediave e televizioneve).
Shumë interes për pak fitime
Ndonëse ka shumë interes për të hapur një media dhe nuk kanë munguar as investimet në televizione, të ardhurat, që vijnë kryesisht nga shpenzimet e kompanive për reklama, janë të pamjaftueshme për të justifikuar këtë vrull. Sipas INSTAT, fitimet në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin rreth 492 milionë lekë në 2021, ose vetëm 4.1 milionë euro. Norma e fitimit ishte 7.2%, më e ulët sesa mesatarja e ekonomisë prej 9.3%.
Gjysma e të ardhurave shkon për dy televizionet kryesore
Sipas të dhënave të tjera nga bilancet e kompanive, të publikuara më herët nga Monitor, pjesa më e madhe e të ardhurave që vijnë nga reklamuesit shkon për televizionet kryesore. Klan dhe Top Channel, që së bashku zinin gati gjysmën e tregut të mediave e televizioneve në 2021.
“Televizioni Klan”, më i madhi sipas të ardhurave, raportoi një qarkullim total vjetor prej 2 miliardë lekësh (17 milionë euro), me rritje 42.3% me bazë vjetore, i ndikuar nga shitja e licencës për transmetimin e eventeve sportive “La Liga” në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Fitimet e “TV Klan” në vitin 2021 ishin 230 milionë lekë, me rënie prej rreth 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 11.3%.
“Top Channel” “Top Channel” raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh (13.2 milionë euro), me rritje 16% me bazë vjetore, duke u renditur në të dytin më të madh në vend. Në vitin 2021, fitimi para taksave ishte 204 milionë lekë, me rritje pothuajse 10% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte gati 13%, duke rezultuar një ndër televizionet më fitimprurëse në vend.
“ABC News” ka kaluar në të tretin privat më të madh në vend në vitin 2021, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet. Të ardhurat ishin 405 milionë lekë (3.4 milionë euro), pas një rritje të fortë prej 160%.
“News 24”, që në 2020-n ishte televizioni i katërt më i madh ka mbetur në të njëjtin pozicion. Në vitin 2021, të ardhurat e tij ishin rreth 3.3 milionë euro. Fitimi ishte 69 milionë lekë, me një normë prej 17.3%.
“A2” është ngjitur në vend të pestë, me të ardhura 391 milionë lekë (3.3 milionë euro), pas një rritje me 24.2% të të ardhurave. Televizioni raportoi fitim minimal prej 6 milionë lekësh, me një normë prej 1.5%.
Në vend të gjashtë ka kaluar “Vizion Plus”, që pa rënie të të ardhurave në vitin 2021 me 5%, në 362 milionë lekë (3 milionë euro). Edhe ky televizion kishte fitime minimale prej 2 milionë lekësh, me normë fitimi 0.44%.
“Euronews”, i hapur vitet e fundit, renditet në televizionin e gjashtë më të madh në vend, me rritje të qarkullimit vjetor me 33%, në 2.4 milionë euro. Televizioni vijon të jetë me humbje për të tretin vit radhazi (-27 milionë lekë).
“Digit-Alb” është platforma më e madhe e televizioneve me pagesë në vend. Të ardhurat e “Digit-Alb” ranë me 9.3% në vitin 2021, duke arritur në 4.2 miliardë lekë.
“Tring Tv”, platforma e dytë më e madhe e televizioneve me pagesë, raportoi 1.36 miliardë lekë të ardhura, me rritje prej rreth 5%. Fitimet u rritën ndjeshëm në 130 milionë lekë./MONITOR
Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të no...