Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilave: “Shkelje të barazisë në tendera”, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë”, si edhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Por cilat janë tenderat që i kushtuan postin Erion Isait?
Piranjat.al i sjell në këtë investigim të plotë.
Në korrik 2019, Erion Isai është bërë kryetar bashkie në Kolonjë, ndërsa vetëm 4 muaj më pas ka përveshur mëngët në tendera publikë. Më datë 7.11.2019 është hapur tenderi me objekt “Rehabilitim dhe mirëmbajtje kanalesh ujitëse e kulluese në Bashkinë Ersekë, viti 2019”. Ky tender ka pasur vlerën 10 milionë lekë dhe është identifikuar me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi në të ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve “Rehovari shpk – Krons Konstruksion shpk”.
Më tej, në vitin 2023, Erion Isai hapi një tjetër tender tashmë rutinë me objekt: “Rikonstruksion i digës së rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, viti 2023” me vlerë 192 milionë lekë.

Në këtë procedurë është skualifikuar operatori ekonomik Zeqillari shpk, ndërsa fitues ka rezultuar bashkimi i operatorëve Rehovari shpk & B93 II shpk.
Projekti parashikonte rikonstruksionin dhe punime të ndryshme për riparimin e digës së rezervuarit të Gjonçit, duke përfshirë: prerje bimësh, rrafshim skarpate, riparim kalldrëmi, punime në kurorën e digës si ndërtimi i parapetit B/a, shtresë çakëlli, shtresë stabilizanti, punime për riparimin e ujëlëshuesit, punime për riparimin e shkarkuesit katastrofik dhe ndërtimin e një ure 4 m mbi të.
Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të BOE datë 19.10.2023, operatorët ekonomikë ranë dakord të realizojnë bashkim të përkohshëm të shoqërive, ku shoqëria Rehovari shpk do të kryente 18.63 % të punimeve, ndërsa B93 II shpk do të kryente 81.37 % të volumit.

Kryebashkiaku parapaguan ende pa filluar puna
Bashkia e kishte shlyer kompaninë "Rehovari" për një punë të pa kryer dhe asnjë lopat të hedhur. Kjo situatë çoi në përfitimin e padrejtë të fondeve të buxhetit të shtetit në vlerën 21,058,924 lekë me TVSH, e cila përbën dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit. Pra pas 4 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me Bashkinë, nuk ishte realizuar asnjë zë pune dhe nuk ishte ngritur as kantieri i punimeve. Kryetari i Bashkisë Ersekë vetëm kishte paguar por nuk kishte marr asnjë masë për faktin që puna ende nuk kishte filluar.
Krybashkiaku, në këtë procedurë rezultoi inekzistent, pasi nuk dispononte asnjë dokument në lidhje me njoftimin për fillimin e punimeve në objekt.
Problemet në tender nuk përfunduan këtu, pasi edhe kërkesa për likuidim nga subjektet ishte me gabime të theksuara dhe të paargumentuara, si: numri i kontratës së punimeve, i cili nuk përputhej me numrin e kontratës përkatëse, si dhe vendosja e një emri tjetër kontraktori për kontratën e fituar. Konkretisht, ishte vendosur gabimisht emri i kontraktorit BOE “Z.” shpk dhe “K.” shpk, të cilët kishin fituar një tjetër procedurë në Bashkinë Ersekë.
Vlera e kësaj pune ishte e pamundur të realizohej në masën 96 % të kontratës, çka dëshmon për një fiktivitet pagesash dhe favorizim të drejtpërdrejtë të kontraktorit të punimeve.
Përfituesit e milionave lekëve të shpërdoruara nga xhepat e taksapaguesve
Kompania “Rehovari” sh.p.k. ka pasur si aksioner dhe administrator Spiro Zoto, me origjinë nga Erseka. Zoto mbajti këto dy pozicione deri në vitin 2023. Pas këtij viti, rezulton se aksioner dhe administrator i kompanisë është bërë Euljon Kasko. Ky i fundit ishte kryeplaku i Starjes. Pra në shkelje të ligjit qarkulloheshin para. Kalimi i aksioneve u krye vetëm pak ditë para se tenderi i rikonstruksionit të digës të finalizohej.
Kompania u themelua më 1 mars 2017, dhe deri në vitin 2020 ka qarkulluar shuma të vogla likuiditeti, më pas papritur zhvillimi i saj pësoj rritje galopante, duke zgjeruar edhe qëllimin e kësaj veprimtarie. Objekti i aktivitetit të saj përfshinte: ushtrimin e aktivitetit privat në fushën e ndërtimeve publike, civile dhe ekonomike të çdo lloji; ndërtimin e godinave shumëkatëshe; zonave rezidenciale, vilave dhe ndërtimeve të tjera; veprave të ujitjes dhe kullimit; ujësjellësve dhe kanalizimeve; rikonstruksioneve të çdo lloji në fushën e ndërtimit, përfshirë edhe rikonstruksionet e zonave historike dhe objekteve të trashëgimisë kulturore; si dhe ndërtime me punime guri. Në hetimet e SPAK nuk përfundoi vetëm komediani Isai, por edhe përfituesi i tenderave Spiro Zoto dhe aksioneri i ri Euljon Kasko. Ishte kallëzimi i avokat Esmerald Xhafa që vendosi në lëvizje SPAK./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjat...
Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, &eu...
“Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socia...
Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit “Piranjat” u përball...
Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me nj&e...
Në portin e Vlorës janë investuar mbi 25 milionë euro para publike, me synimin për ta bërë funksional dhe konkurrues. Megji...
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjat...
“Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socia...
Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me nj&e...
Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, &eu...