Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, është një praktikë mëse normale që ilustron veprimtarinë e tyre, ndërkohë që pas këtij momenti jeta e të rrëmbyerit nuk është më ajo e mëparshmja, gjithmonë nëse shpëton gjallë.
Por sa mizor dhe njëkohësisht i mbrojtur nga shteti duhet të jesh, qoftë dhe për të artikuluar diçka të tillë? Këtë do t u’a sqarojmë në një moment të dytë...
Sepse historia duhet nisur që nga fillimi, tek dy zonja të cilat kanë punuar si sanitare në kompaninë Air Albania, ku një nga aksionerët kryesorë të kompanisë është biznesmeni, Sinan Idrizi. Ato u pushuan nga puna, por kjo nuk do të ishte e keqja e tyre më e madhe pasi më pas do të zbulonin se kompania ku kishin punuar nuk u kishte kaluar siguracionet, duke i djegur nga përfitimi i asistencës, një të drejtë që ta jep shteti. Ndërsa Vjollcës, kompania e fluturimeve pa avionë, i kishte dhe dy paga për ti dhënë. Ndërkohë që vetë kompania po kalon periudhë të vështirë, pasi është në prag të falimentimit, gjë që me sa duket e ka detyruar pronarin të sillet në këtë formë me ish-vartëset e tij.
Pasi provuan çdo rrugë komunikimi për të gjetur zgjidhje në zyrat e kompanisë, dy zonjat iu drejtuan institucioneve të këtij vendi, por fatkeqësisht nuk morën asnjë zgjidhje, duke mbetur të vetme në një betejë me kompaninë dhe biznesmenin Idrizi, që nuk i dëgjoi kurrë.
Për tu treguar transparentë, ne kemi shkuar disa herë në zyrat e kompanisë Air Albania, pa e gjetur asnjëherë zotin Idrizi, prandaj i vetmi vend ku mund ta takonim, ishte stadiumi, në një moment kur ndeshja ende nuk kishte filluar. Nisja e bisedës ishte e gjitha me tone të qeta, me zotin Idrizi që kërkonte ta shtynte me çdo kusht takimin tonë, deri në një moment kur kolegu i tij, president i Tiranës, Refik Halili, pati një shpërthim të çuditshëm, kundër dy sanitareve, me të cilat nuk kishte asnjë lidhje.
Ndërkohë që pas këtij momenti dhe pas një sinjali të tipit mafioz të zotit Halili, ndaj ushtarëve të tij, situata degradoi në kaos me përplasje, shtyrje dhe kërcënime. Ndërsa pas transmetimit të asaj që kishte ndodhur, klubi i Flamurtarit dhe më pas zoti Idrizi, në një intervistë për një media lokale, do ta kthenin situatën në qesharake, me akuza për armë të kamufluara, pistoleta dhe grup kriminal të kamufluar si gazetarë. Një skenar që do ta kishin zili dhe regjisorët e Hollivudit. Por kjo nuk e ndryshon aspak atë që ndodhi dhe të vërtetën që zoti Idrizi, Refik Halili dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm nuk u ndjen në asnjë moment të rrezikuar nga ne, që kishim shkuar aty vetëm për të kërkuar një zgjidhje, për dy zonjat, të cilat kishin muaj që shkonin në zyrat e kompanisë Air Albania për të drejtën e tyre.
Ajo që e bën dhe më të rëndë këtë situatë, është prezenca e një personi, të identifikuar si Mired Reçi, një nga njerëzit më të afërt të presidentit të Tiranës, Refik Halili, i cili kërcënon me rrahje, futje në bagazh dhe pengmarrje të gazetarit dhe trupës së xhirimit. Ndërkohë pavarësisht se po bëhet gati një javë nga ajo ngjarje e rëndë, as Policia e Tiranës dhe as Prokuroria nuk kanë reaguar, për të nisur një procedim penal, ndaj personit që kërcënon me jetë një trupë xhirimi në detyrë./Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit “Piranjat” u përball...
Javën e kaluar ju treguam se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup...
Në Përmet, qytetin e qetë ku zakonisht dëgjon cicërima zogjsh dhe jo ulërima skandalesh, na del një histori që ta pris...
Personi që u përmend si kërcënues i gazetarit të “Piranjave” nuk është aspak një emër i panjohur. Ai &e...
Më datë 22 janar 2025, Bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 “smartflower” dh...
Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. ...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi hi...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi hi...
Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat është angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpara drejtës...
Për tre sezone me radhë Piranjat kanë denoncuar një nga aferat më të mëdha që ndodhi gjatë krizës së ener...