Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te përdorimi i armëve të ftohta. Sherre që nisin në oborrin e shkollës dhe vazhdojnë jashtë portës, duke përfunduar në plagosje e, fatkeqësisht, edhe në humbje jete.
Çfarë po ndodh me fëmijët tanë?
Cili është shkaku i kësaj dhune të paprecedentë, e cila sa vjen dhe shtohet?
“Piranjat”, me gazetaren Avi Mema, sjellin një investigim të detajuar mbi dhunën mes të miturve dhe adoleshentëve në shkolla, si dhe mbi nivelin real të sigurisë në këto ambiente. Së bashku me ekspertë të arsimit, sigurisë, ligjit dhe sociologë, është ndërtuar një pasqyrë e qartë e asaj që po ndodh në Shqipëri, duke analizuar shkaqet që çojnë në ngjarje të tilla dhe duke e kthyer dhunën në shkolla në një nga fenomenet më shqetësuese për sigurinë e fëmijëve në vend.
Vetëm gjatë vitit 2024, në shkollat shqiptare janë raportuar qindra raste konfliktesh mes nxënësve, ku dhjetëra prej tyre kanë përfunduar me dëmtime fizike. Statistikat flasin për një situatë thuajse jashtë kontrollit. Mbi 20 raste plagosjeje të qëllimshme nga të mitur janë regjistruar vetëm në dy vitet e fundit.
Bilanci u bë tragjik kur një 14-vjeçar humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari, pranë shkollës “Fan Noli” në mes të kryeqytetit.
Në harkun kohor të një viti, historia u përsërit. Në fund të nëntorit, një tjetër i mitur u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë pak ditë më vonë. Ngjarje që dikur i quanim të izoluara, sot po përsëriten me një frekuencë shqetësuese, ndërkohë që institucionet, shkollat dhe ligji po mbërrijnë gjithmonë pas tragjedisë. E ndërsa prindërit i përcjellin fëmijët çdo mëngjes në shkollë, një pyetje mbetet pezull:
A janë sot shkollat shqiptare vërtet të sigurta?
Funksioni edukues i shkollës është zbehur. Dhe kjo jo për shkak të mungesës së strukturave, por për shkak të mosfunksionimit të çdo hallke që duhet ta mbajë atë në këmbë. Për shumë prindër, shkolla është kthyer thjesht në një vend ku çdo ditë “dorëzohen” fëmijët – një hapësirë ku çohen në mëngjes dhe merren pasdite, pa ditur realisht se çfarë ndodh brenda.
Por cilat janë shkaqet që e kanë çuar shoqërinë tonë drejt shtimit të dhunës? Për të kuptuar pse këto raste po përsëriten, nuk mjafton të ndalemi vetëm te pasojat. Sipas ekspertëve, mungesa e disiplinës në shkollë vjen si rezultat i mungesës së autoritetit nga ana e institucioneve arsimore. Por nuk mund të lihet mënjanë as institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë: familja. Një nga problemet më shqetësuese nuk është vetëm dhuna në vetvete, por mënyra se si shoqëria po mësohet me të. Raste që dikur do të shkaktonin reagim të fortë publik, sot kalohen si lajme të radhës, duke u kthyer në një normalitet të rrezikshëm.
Por a jemi ne, si shoqëri, të vetëdijshëm për pasojat që sjell mosreagimi dhe normalizimi i këtyre situatave?
Vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport të zgjeruar mbi funksionimin e sistemit të sigurisë në shkollat publike. Auditimi, i kryer në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, institucionet vartëse dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ngre alarmin për dhunë fizike dhe verbale dhe vë në pikëpyetje efektivitetin e rolit të oficerit të sigurisë në shkolla.
Raporti zbulon se për periudhën 2021–2024, forma më e përhapur e problematikave në shkolla ka qenë dhuna fizike, me 892 raste të referuara. Pas saj renditet dhuna psikologjike dhe verbale, me 333 raste, ndërsa bullizmi është evidentuar në 186 raste. Kërcënimet, shantazhet dhe përndjekjet rezultojnë në 178 raste, ndërsa përdorimi i drogës, cigareve apo alkoolit në 133 raste.
Këto nuk janë thjesht shifra, por një kambanë alarmi e ngritur nga institucioni më i lartë auditues në vend. Për një vend të vogël si Shqipëria, ky raport do të duhej të ishte një thirrje SOS. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se raste të tilla shpeshherë nuk publikohen nga institucionet përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve, madje në disa raste ka përpjekje për t’i fshehur ato. Raporti evidenton gjithashtu se oficerët e sigurisë shpesh punojnë pa dokumentacionin minimal dhe se kontrollet fizike apo të ambienteve nuk realizohen, megjithëse parashikohen në udhëzime. Në mungesë të këtyre standardeve, rreziku që incidentet të mos referohen ose të trajtohen në mënyrë jo profesionale mbetet real, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e nxënësve.
Në çdo rast dhune pranë një shkolle, reagimi i parë që pritet është ai i policisë. Minutat e para janë vendimtare për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të parandaluar pasojat fatale. Por në shumë raste të viteve të fundit në Shqipëri, dhuna jo vetëm që nuk ndalet në kohë, por ndërhyrja ose vonon, ose mungon plotësisht.
Ky boshllëk mes sinjalit të parë dhe reagimit institucional është ajo që, sipas ekspertëve, lejon dhunën të shpërthejë.
Pas ngjarjeve të rënda, institucionet shpesh bëjnë “ping-pong” me përgjegjësitë, sidomos kur konfliktet ndodhin disa metra jashtë territorit të shkollës. Kur dhuna përfundon në pasoja fatale, nuk kemi të bëjmë vetëm me një dështim social dhe arsimor, por edhe me një problem ligjor.
Ndërhyrja ligjore shpesh vjen vetëm pasi ndodh tragjedia, ndërsa mekanizmat parandalues dhe monitorimi i të miturve problematikë mbeten të paqartë. Legjislacioni shqiptar, për shkak të moshës së autorëve, shfaq një natyrë lehtësuese, duke ngritur debate mbi efektivitetin e tij. Siguria e nxënësve nuk është vetëm detyrë e policisë apo e gjykatave. Ajo fillon në shkollë. Dhe këto raste tregojnë qartë dështimin e institucioneve për të garantuar jetën dhe sigurinë e të miturve.
Siguria nuk mund të mbetet vetëm në dokumente dhe rregullore formale. Ajo kërkon bashkërendim mes institucioneve, monitorim të vazhdueshëm, trajnim të stafit arsimor dhe mekanizma ligjorë që reagojnë përpara se dhuna të shpërthejë./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
SPAK po heton skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha Linda Karçanaj me kompani dyshohen si “grup i strukturuar kriminal”, vazhdon vjedhja e tend...
Pas dyerve të mbyllura të familjeve dhe rrethit të ngushtë, aty ku besohet se askush nuk mund të të dëmtojë, ndodhin s...
Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2025 në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, q...
Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila prej dy jav&...
Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që o...
Në mars të këtij viti, emisioni “Piranjat” dokumentoi me fakte se si kompania ajrore Air Albania, e promovuar si krenaria shqiptare...
Në Durrës, kur një marinar nuk kthehet në shtëpi në darkë, zakonisht ka dy arsye: ose është ende në det, ose...
Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte një klinikë stomatolo...
Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenj...
Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me sukses një investigim t...