Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...

Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me sukses një investigim të vështirë, që u kthye pothuajse në një mision të pamundur – bashkimin e Afërditës me djalin e saj, pas 7 vitesh. Ajo që patë ju, është se sa e vështirë është të çosh të drejtën në vend edhe kur ke vendim gjykate, edhe kur ke të drejtë morale dhe biologjike. Ajo që nuk patë, është ajo që kamera nuk e kap: orët e gjata e rraskapitëse të punës, telefonatat pa fund, presionet, injorimi, shpesh edhe kërcënimet që merr një gazetar kur i futet një historie të tillë.
Dhe mbi të gjitha: indiferenca, ftohtësia, arroganca dhe papërgjegjshmëria e institucioneve – punën e të cilave shpesh na duhet ta bëjmë ne, gazetarët. Ditën e parë që takova Afërditën dhe mësova të vërtetën e saj të dhimbshme, i dhashë fjalën që do të shkoja me të deri në fund.
U nisa drejt Burrelit si gazetare.
Por gjërat ndryshuan, dhe vendin e gazetares e zuri gruaja–gazetare, nëna–gazetare. Udhëtim pas udhëtimi, gjithçka u kthye në një mision: bashkimin e nënës me djalin.
Kur ndodh ky proces, vendosemi përpara një dileme: a duhet të sillemi si gazetare apo si misionare?
Pa kompromentuar standardet e profesionit, a mund t’ia lejojmë vetes të ndiejmë empati për atë që lufton për të drejtën e mohuar?
Këtu te Piranjat ka gazetare që kanë mbajtur në shtëpitë e tyre viktima dhune; që kanë shpëtuar vajza të mitura nga kthetrat e abuzuesve, duke rrezikuar jo pak – në kohën kur institucionet heshtnin. Sonte do t’ju them diçka të dhimbshme, por të vërtetë: mes qindra mesazheve mbështetëse për Afërditën, më kanë ardhur dhjetëra mesazhe nënash që nuk i shohin prej vitesh fëmijët e tyre. Nëna që jeta i ka përplasur në dallgë të pamëshirshme dhe që kanë marrë mbi vete hakmarrjen e ish-partnerëve ose të familjarëve të tyre – aty ku një nëne i dhemb më shumë: te fëmija.
Me dhjetëra!
Edhe ato kërkojnë ndihmë. Për shumë njerëz, numri i gazetarit është më i rëndësishëm sesa ai i policisë. Sepse, ndryshe nga shumë institucione që mbyllen në orën 4 dhe nuk të hapin telefonin, gazetari nuk ka orar. Në këtë vend, telefoni i gazetarit është shpesh institucioni i vetëm që nuk pushon. Ne vijmë në punë çdo ditë në mëngjes dhe kthehemi vonë në darkë. Telefonatat, ankesat, problemet na ndjekin deri sa të mbyllim sytë. Kam XX vjet te Piranjat.
Kur na pyesin, themi “jemi në punë”. Por pas kaq vitesh, kjo pushon së qeni thjesht punë. Bëhet mision. Raste si ai i Afërditës kemi çdo javë. Disa duan muaj të tërë investigimi. Një pjesë nuk zgjidhen fare. Heshtja e institucioneve ose pushteti i keqbërësve është më i fortë se puna jonë. Por sot është një ditë e mirë. Një fëmijë do të flejë me nënën e vet. Është një nga ato pak net kur unë mund ta bëj gjumin e qetë.
Derisa të vijë nëna tjetër./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik...
Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spaçit. Duke u ndjerë të...
“Numri i ofertave të dorëzuara: 1 (një)”, kjo është një nga masat që ka marrë Drejtoresha e Agjencisë K...
Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e m&eu...
Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vjeçar. Për ata q...
Urdhëri i Stomatologut nuk të bën stomatolog. Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, quhet Genta Elezi Shaho...
Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensi...
Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bër&e...
Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjith&...
Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund t...