Sot do të mblidhet Kuvendi/ Gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje në rendin e ditës
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjovana Peci nga Bushati, histori e cila nisi në vitin 2020 dhe sot ka përfunduar në divorc, por duke lënë pas shumë viktima.
Akuzat e Leonardit për ish-gruan e tij u përqendruan më së shumti te problemet e saj mendore.
Nga ana tjetër, Gjovana bëri një mal me akuza në polici kundrejt tij dhe sot e kësaj dite 42-vjeçari qëndron në “arrest shtëpie”, pasi ka apeluar vendimin me 2 vite e 6 muaj burg për dhunë në familje.
Gjyqtarja Elona Mërtiri mori parasysh kallëzimin e Gjovanës, dy akt-ekspertimet e psikologes Migena Haxhi dhe psikiatrit Gjon Preçi, si dhe dëshmitë e prindërve të Gjovanës, ndërsa anashkaloi dëshmitë e prindërve të Leonardit, deklaratat e tij, të vajzës së tij të madhe apo të vëllait të tij, Marjan Marku.
Madje kjo gjyqtare, bashkë me prokuroren Albulena Kuliçi, nuk e morën aspak parasysh faktin se Gjovana dhe prindërit e saj tjetërsuan dëshmitë e tyre në gjykatë, duke mohuar shumicën e deklarimeve që kishin bërë në polici.
Ndaj lind pyetja: kush gënjen në këtë histori? Leonardi apo Gjovana?
Ne do të mundohemi ta sqarojmë hap pas hapi, sepse çdo fakt apo pretendim e kemi të dokumentuar. Dy janë arsyet kryesore, të theksuara vazhdimisht nga familja Marku, jo vetëm në momentin e arrestimit dhe hetimit, por edhe më herët
E para, sipas tyre Gjovana ka probleme të shëndetit mendor, dhe e dyta, familja e saj mund ta pranonte ndarjen vetëm nëse blihej shtëpi për Gjovanën, pasi ata nuk e donin në banesë bashkë me fëmijët.
“Është çdo gjë e sajuar nga Gjovana në bashkëpunim me familjen e saj për përfitime ekonomike. E kanë thënë vetë në seancë gjyqësore”, deklaron Leonardi.
Përpara se t’ju tregojmë dëshmi tronditëse lidhur me personalitetin e Gjovanës, përpjekjet e 42-vjeçarit për ta dërguar në familje dhe insistimin e palëve për të vijuar këtë martesë problematike, deri te pretendimet për përfitime dhe inskenim situatash, ju bëjmë me dije se Policia dhe Prokuroria kanë vepruar në mënyrë skandaloze lidhur me qasjen ndaj vajzës së madhe të Leonardit dhe administrimin e provave.
Sipas familjarëve, nuk është thelluar hetimi për të zbardhur të vërtetën, duke lejuar disa persona të nëpërkëmbin drejtësinë shqiptare.
Kiara qëndroi për minuta të tëra në dhomën e OPGJ-së duke u marrë në pyetje në prani të psikologes, por në dokumentin e policisë janë shkruar vetëm dy rreshta, ku bie në sy akuza e saj për dhunë të ushtruar nga Gjovana me vrasëse mizash dhe me shpulla.
Përpara trupës gjykuese, prokurorja Albulena Kuliçi e konsideroi këtë deklaratë të 11-vjeçares të manipuluar nga babai i saj, duke cituar psikologen Vinefreda Gazulli, e cila është shprehur se: “Ndikimi që babai ka në jetën e saj ka fuqi orientuese dhe manipuluese të marrëdhënies së Kiarës me të tjerët.”
Ishte pikërisht ky përfundim i psikologes Gazulli që ndikoi te Prokuroria për të mos marrë në konsideratë dhunën e denoncuar nga Kiara, dhunë që sipas familjarëve ka shumë dëshmitarë.
“Njëherë, kur vajza e vogël 6 vjeçe ishte duke biseduar me mua, Gjovana erdhi prej dhomës dhe e ka rrahur çupën e Leonardit në dorë time. Kam marrë vesh që e ka rrahur edhe në Itali vajzën e Leonardit, Kiarën. Vajza më tha: ‘Më ka rënë me këtë mbytësen e mizave dhe më ka bërë dhëmbin gjak’”, tha në polici gjyshja e Kiarës, Mrikë Marku.
“I kam shkuar te shtëpia dhe i kam çuar dy pako karamele. Kur ika përshëndeta Kiarën dhe ia lashë në tavolinë. Sa mbylla derën, vajza ishte duke hapur karamelet për t’i ngrënë. Kthehet kjo dhe i thotë: ‘Çfarë je duke bërë moj vajzë?! Ta tregoj unë qejfin ty kur të vij brenda!’
Vajza u drodh dhe u zverdh komplet, ishte fëmijë i vogël”, tregon për gazetarin Freard Rista zonja Tone Gjergji, motra e Leonardit. Edhe xhaxhai i Kiarës dëshmoi në gjykatë lidhur me sjelljet problematike të Gjovanës në Itali.
"Nga ana e Leonardit nuk kam parë dhunë. Nga ana e Gjovanës po, ndaj mbesës sime dhe ndaj objekteve, sendeve shtëpiake, ushqimeve e veshmbathjeve. S’ka lënë gjë pa bërë, deri sa ka krijuar dhunë mbi Kiarën. Ka prishur divanet, kuzhinën, ia kemi ndërruar, i kemi vënë të reja.”
Më 1 janar 2023, Leonardi shkon në shtëpinë e familjes Peci, ku ia thotë hapur të gjitha pakënaqësitë dhe shqetësimet lidhur me Gjovanën. “Fëmijën tim s’ka shanse me ma prek. Erdha që të mos më thoni mbrapa s’ju kam thënë. Kjo është e djallëzume. Pasha kokën tuaj mos më merrni në qafë, mbajeni vajzën këtu, mos ma sillni më.
Në pikë të sherrit më keni futur”, dëgjohet të thotë ai në një inçizim që ka bërë në shtëpinë e tyre.
Pas këtyre përplasjeve dhe debateve, në të cilat u përfshinë edhe familjarët e dy bashkëshortëve, u duk se gjërat do të normalizoheshin. Por sipas familjarëve të Leonardit, situata u përkeqësua edhe më shumë pas kthimit në Itali.
Dëshmi të tjera vijnë nga familjarë dhe fqinjë të çiftit në Itali, të cilët flasin për një raport të tensionuar mes Gjovanës dhe vajzës së Leonardit.
“Kur e çoja Kiarën në shtëpi, vija re një ndryshim humori të vajzës. Babai ishte në punë dhe në shtëpi e priste Gjovana. Vajza trishtohej. Kishte raste që telefonoja Leonardin që të hapte derën, sepse Gjovana nuk e hapte”, tregon një mike e familjes.
Vetë Kiara, në një bisedë në distancë të zhvilluar në prani të psikologes, rrëfen përjetimet e saj.
“Në fillim Gjovana nuk më donte. Sa vija në shtëpi më rrihte, më mbyllte derën dhe nuk më jepte të haja. Nuk më lante rrobat dhe nuk më ndihmonte me asgjë. Një ditë më ka thyer dhëmbin”, tregon ajo.
Vajza rrëfen gjithashtu se shpesh ndjente frikë.
“Më thoshte fjalë të këqija, më prishte librat, më fshihte gjërat. I kam thënë babit: ‘Ndahu me këtë grua se kjo nuk më trajton si njeri’.”
Në një tjetër moment, sipas dëshmisë së babait të saj, vajza është paraqitur në orët e para të mëngjesit e trembur.
“Më ka ardhur vajza rreth orës 03:30 të natës duke qarë: ‘Babi, më nxirr nga shtëpia sepse kam frikë. Mama do të të therë ty dhe më ka thënë që nëse të tregoj do më presë qafën me thikë’. Kam dalë me fëmijën dhe kemi qëndruar në një supermarket 24-orësh derisa u qetësua.
”Ndërkohë, sipas tij, në të njëjtën ditë familjarët e Gjovanës kanë bërë edhe kërcënime.
“Sapo të vijë djali në Shqipëri, ne do ta vrasim”, pretendon ai se i është thënë fa miljes së tij./ piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bashk&...
Më datë 14 shkurt 2026, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit “Relay”, zhvilluar nga Policia e Ti...
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjova...
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bash...
Jemi në Vlorë, aty ku mes zhurmës së qytetit, detit të trazuar nga moti i keq dhe turistëve që ikin dhe vijnë, ka lind...
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”, thotë Luljeta Prela, 70 vjeçe, nga fshati Drojë...
Emisioni “Piranjat” do të transmetojë historinë me fund aspak të lumtur të Leonardit nga Vau i Dejës dhe Gjovanë...
Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme d...