AKTUALITET

Offshore, vila luksoze dhe 140 mijë paund me fajde: tabloja e pasurisë së fshehur të Klosit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 12:31

Offshore, vila luksoze dhe 140 mijë paund me fajde: tabloja e pasurisë

Më 5 qershor 2024 Ceno Klosi është emëruaruar si zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Por më herët ka  mbajtur disa poste kyçe.

Pasuria e një prej drejtuesve më të rëndësishëm të administratës qendrore, Ceno Klosit, përfshin një portofol të gjerë pronash në Shqipëri, investime në Mbretërinë e Bashkuar dhe transaksione të dyshimta që shkojnë deri në 140 mijë paund të dhëna me fajde. Dokumentet e dorëzuara prej tij në ILDKPKI dhe deklarimet zyrtare ngrejnë pikëpyetje serioze për burimin real të pasurisë dhe mënyrën se si ajo është krijuar gjatë kohës që ai ka ushtruar funksione publike.

Karriera dhe rritja e pasurisë- Sipas biografisë zyrtare në faqen e Drejtorisë së Tatimeve, Klosi ka nisur karrierën pas vitit 2002 në sektorin bankar, ku për 13 vite ka shërbyer si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë. Në vitin 2015 ai kaloi në OSHEE, ku për 6 vite mbajti pozicionin e drejtorit të Departamentit Ekonomik. Më pas, në qershor 2021 u emërua drejtues i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe në tetor të të njëjtit vit, me VKM nr. 625, u caktua Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Krahasimi i CV-së së Klosit me deklarimet e tij të pasurisë tregon se rritja e tij financiare nuk ka ndodhur gjatë 13 viteve punë në sektorin privat, por pikërisht pas hyrjes në administratën shtetërore, ku pasuria e tij pothuajse është shumëfishuar.

Prona dhe blerje gjatë viteve të detyrës publike- Në vitin 2010, ende në sektor privat, ai bleu një apartament në Tiranë me kredi prej 45 mijë eurosh, me sipërfaqe 93.2 m² dhe vlerë 6.8 milionë lekë. Por vetëm një vit pasi u punësua në OSHEE, në tetor të 2016-s, Klosi deklaron një blerje tjetër të konsiderueshme: një apartament 160 m² në Tiranë, financuar me një kredi prej 200 mijë euro. Në janar të vitit 2019, dy vite pas blerjes së dytë, ai regjistroi një biznes në Angli dhe rezulton të ketë dhënë 140 mijë paund me fajde – një shifër që nuk përputhet me nivelin e të ardhurave të deklaruara gjatë viteve të punës.

Në qershor 2021, periudhë në të cilën u emërua drejtues i AKUK-ut, Klosi përfitoi edhe një pronë tjetër në vlerën e 280 mijë eurove. Nga kjo shumë, 60 mijë euro janë deklaruar si kursime, ndërsa afërsisht 150 mijë euro janë marrë kredi. Apartamenti është i kategorisë luksoze, me sipërfaqe 154 m² dhe verandë prej 91 m².

Si arrihet një pasuri prej afro 900 mijë euro?- Nga verifikimet del se në 13 vite punë në sektor privat, Klosi arriti të zotëronte vetëm një apartament me vlerë modeste. Ndërsa brenda vetëm 6 viteve në administratën publike, ai ka grumbulluar afro 900 mijë euro pasuri të paluajtshme, depozita dhe investime. Kjo ngritje e menjëhershme financiare përkon me periudhën kur ai mbante pozita kyçe në qeverinë “Rama”.

Vila 1 milion paund në Londër – e padeklaruar- Në dokumentet britanike rezulton se biznesi i Ceno Klosit, “First Bar Limited”, është regjistruar në një vilë luksoze në adresën 29 Blackwood Close, West Byfleet, sipas shqyrtimit të dokumentacionit që piranjat news disponojnë. Klosi zotëron 33% të aksioneve. Pronësia e kësaj vile është një tjetër detaj që nuk është përmendur nga Klosi në deklarimet e tij ligjore.

Bëhet fjalë për një rezidencë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre sallone, disa banjo dhe garazh. Çmimi i pronës ka arritur nga 435,000 paund në vitin 2001 në mbi 1 milion paund sot, sipas agjencive imobiliare britanike.

Pavarësisht faktit që biznesi i tij operon në këtë adresë, Klosi nuk ka bërë asnjë deklarim në ILDKPKI për këtë pronë, për aktivitetin ekonomik apo për asnjë nga detyrimet financiare të kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Depozita, kredi dhe transaksione të pashpjeguara- Gjatë kohës që ka mbajtur detyra publike, Klosi deklaron një numër të madh depozitash, kursimesh dhe blerjesh të shtrenjta. Ndërkohë nuk rezulton të ketë asnjë lloj aktiviteti privat në Shqipëri që të justifikojë këto të ardhura.

Bashkëshortja e tij ka depozitë prej 100 mijë eurove, ndërsa vetë ai ka kursime të konsiderueshme në paund dhe euro, përtej pasurive të patundshme. I gjithë ky portofol përputhet me periudhën e angazhimit të tij në administratën shtetërore.

Offshore, vila luksoze dhe 140 mijë paund me fajde: tabloja e pasurisë

Offshore, vila luksoze dhe 140 mijë paund me fajde: tabloja e pasurisë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?