7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Prej më shumë se një dekade Shqipëria ka miratuar Ligjin për Investimet Strategjike. Nisma kishte si qëllim thithjen e investimeve të huaja me vlerë qindra milionë euro dhe kompanive me emër e përvojë në sektorë që konsiderohen të rëndësishëm për ekonominë.
Në këmbim, shteti do t’i jepte sipërmarrësve lehtësi proceduriale dhe, në bazë të vlerës së investimit, edhe shfrytëzimin e tokës shtetërore deri në 99 vjet kundrejt një vlere simbolike 1 euro.
Deri më sot, për impaktet që ligji ka dhënë në ekonomi nuk ka asnjë raport zyrtar që ta tregojë; ajo që dimë janë investigimet e mediave që tregojnë se si asetet publike u janë dhënë një dore biznesmenësh, pa pyetur aspak se e kujt është prona.
Ndaj do t’ju tregojmë se si ky ligj, bashkë me projektin për të ndërtuar një port të ri tregtar në Porto Romano, janë përdorur për t’i marrë tokën private banorëve në këtë zonë e për t’ia dhënë investitorit strategjik. E gjitha nisi me projektin “e madh” për të shndërruar Portin e Durrësit në një marinë turistike e për të zhvendosur funksionin tregtar të tij në zonën e Porto Romanos.
Meqenëse do të ndërtohet një port i ri, shërbimet logjistike në afërsi të tij janë e ardhmja për këdo që kërkon një biznes të sigurt dhe të suksesshëm.
Po cila ishte rruga që u ndoq për procesin e shpronësimit për interes publik të tokave që do t’i hapnin rrugë ndërtimit të “Porto Romanos”?
Në fundin e vitit 2020, qeveria shqiptare ndryshoi tërësisht strategjinë e transportit detar dhe në mënyrë të beftë vendosi që Porti i Durrësit të shndërrohej në një marinë turistike, ndërsa funksioni tregtar i tij do të zhvendosej në zonën e Porto Romanos. Këto ndryshime kërkonin studime për koston dhe fizibilitetin, të cilat mungonin.
Më datë 26.02.2021, Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës miraton masterplanin për ndërtimin e portit në Durrës–Porto Romano dhe, disa muaj pas këtij vendimi, më 7 maj 2021, ngrihet Komisioni i Shpronësimeve për të identifikuar pronat që prekeshin nga ndërtimi i portit të ri. Vetëm se kemi një problem: askush nuk është i sigurt për gjurmën përfundimtare që do të ketë projekti, për disa arsye.
Leja e zhvillimit e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për objektin “Porti i Durrësit – Porto Romano” me subjekt zhvillues Autoriteti Portual Durrës ende nuk ishte zbardhur, pasi rezulton të jetë botuar më 27 korrik 2022 dhe masterplani përfundimtar për zhvillimin e projektit të portit të ri tregtar nuk ishte finalizuar.
Kjo duket në vetë relacionin që ka hartuar Komisioni i Shpronësimit.
Ndërkohë, kërkesa për shpronësim bazohet në një masterplan të kompanisë konsulente Ernst & Young dhe projekti i detajuar do të hartohet nga një tjetër firmë, Royal Haskoning. Atëherë përse duhet të niste shpronësimi kur nuk dihej gjurma e pasurive që prekeshin nga ky projekt, ende nuk kishte një masterplan përfundimtar, ndërsa duheshin ende muaj për përgatitjen e dokumenteve të tenderit, shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës?
Sidoqoftë, ky është fillimi i problemit. Le të shohim se çfarë ndodh më pas. Më 12 tetor 2022, Komisioni mblidhet dhe harton një relacion që identifikon zonën bashkë me pronat që preken nga gjurma e ndërtimit të projektit të portit të ri. Në bazë të këtij shpjegimi niset edhe kërkesa e parë për shpronësim, e cila identifikon 348 pasuri në zonën kadastrale 3184.
Në një tjetër vendim të datës 23 mars 2023, Komisioni i Shpronësimeve përgatit një kërkesë të re për shpronësim ku numri i pasurive që preken ulet dhe përfshin 309 të tilla. Kërkesa botohet në Fletoren Zyrtare nr. 111, korrik 2023 (nr. 111, korrik 2023, kërkesa nr. 374/9, datë 27.07.2023).
Po çfarë ndodh më pas?
Më 27 qershor 2025, Komisioni i Shpronësimeve ndryshon sërish kërkesën për shpronësim. Kjo procedurë mbështetet te harta e planvendosjes që kishte dërguar projektuesi në janar 2025, ku konstatohet se 121 pasuri të përfshira gjenden jashtë planit të zbatimit të fazës së parë, duke lënë në total 188 pasuri. Nga ana tjetër, Komisioni kërkon futjen për shpronësim të 73 pasurive të tjera shtesë që nuk preken nga gjurma se ku do të ndërtohej porti tregtar.
Këto pasuri ndodhen në zonën kadastrale 8517 dhe janë jashtë vijës së zbatimit të projektit të ndërtimit të portit në Porto Romano, Faza 1.
Dhe cili ishte justifikimi?
Pasuritë u përfshinë për shpronësim me argumentin se ndodhen në zonën logjistike për veprimtari ekonomike në mbështetje të portit tregtar. Pra, shpronësim i një toke për aktivitete tregtare private që nuk kanë lidhje me interesin publik ku bazohet e drejta e shtetit për shpronësimet.
Tani le ta sqarojmë pak se çfarë ka ndodhur paralelisht dhe për llogari të kujt po shpronësohen këto prona... Më 10 prill 2025, Komiteti i Investimeve Strategjike miraton vendimin për t’i dhënë statusin “Investitor strategjik me procedurë të veçantë” projektit “LIDL Shqipëria – Qendër Logjistike”.
Projekti parashikon ndërtimin e një qendre logjistike për shërbimet portuale me sipërfaqe totale 200 mijë m² për kompaninë “LIDL SHQIPËRIA” SHPK, investim privat i cili do të kushtojë 105 milionë euro.
Vendimi nuk mbështetet në asnjë nen të ligjit për Investimet Strategjike, i cili i klasifikon sektorët strategjikë në fushën e energjisë dhe minierave, transportit, infrastrukturës e komunikimeve elektronike dhe mbetjeve urbane, turizmit, bujqësisë dhe peshkimit, zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik dhe zonave me përparësi zhvillimi. Dhe as në vendimin e Këshillit të Ministrave që përcakton nënsektorët.
E vetmja lidhje mund të jetë ajo me shërbimet e transportit detar të mallrave dhe pasagjerëve, por vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike nuk shprehet në asnjë rresht se qëllimi i investimit lidhet me këtë funksion; funksioni është magazinimi dhe shpërndarja e mallrave në rrjet supermarketesh.
Përveç dhënies së statusit strategjik jashtë kuadrit ligjor, vendimi miraton edhe vënien në dispozicion të 20 hektarëve pasuri private dhe publike që do t’i jepen për vlerën 1 euro kompanisë LIDL Albania.
Ligji për Investimet Strategjike përcakton se në projekte të caktuara me status “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, të cilat kanë vlerë investimi të lartë, investitori privat ka të drejtë të kërkojë shfrytëzimin e tokës publike dhe shpronësimin e pasurive private për realizimin e projektit. Por me një kusht: më parë duhet të negociojë me pronarët dhe vetëm në rast dështimi hyn në lojë shpronësimi. Në këtë rast, këto procedura nuk janë ndjekur.
Madje, pronat private po shpronësohen me kosto që do t’i përballojë buxheti i Autoritetit Portual Durrës, ku për të gjitha pronat e identifikuara parashikohet të paguhen 8 milionë euro.
Edhe këtu një tjetër shkelje, pasi ligji përcakton që këto kosto duhet t’i mbulojë investitori strategjik.
Vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton procedurën e dhënies me qira ose enfiteozë të tokave publike cakton Ministrinë përgjegjëse për ekonominë si autoritetin që vendos në dispozicion pronat për investitorët strategjikë, dhe jo Autoritetin Portual Durrës siç është caktuar në këtë rast.
Në marrëveshjen që ky autoritet po lidh me investitorin LIDL Albania caktohet një qira mujore në vlerën 5 mijë euro, e cila do të mbetet e pandryshuar për 30 vjet.
Synimi është që më pas vlera e investimit privat të kalojë...
Ndërsa infrastruktura në rrugë, energji dhe kanalizime do të bëhet nga shteti shqiptar. Po kush është investitori strategjik për të cilin po përgatitet terreni për t’i dhënë për një qira qesharake 200 mijë m² pasuri publike dhe private dhe të drejta ekskluzive të përpunimit të mallrave në zonën ku do të ndërtohet porti i ri?
Kompania “LIDL Shqipëria” është regjistruar më 12 janar 2022, fillimisht me emrin “LVM Real Estate Investments”, me objekt blerjen, shitjen, qiradhënien dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Objekti i shoqërisë nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me logjistikën portuale apo rrjetin e supermarketeve. Pronar i kësaj firme rezulton WE – International Zweite GmbH, ku në regjistrin e pronarëve përfitues rezulton edhe shoqëria Lidl Stiftung & Co. KG, me pronar përfitues shtetasin Dieter Josef Schwarz.
Në faqen zyrtare të kompanisë Lidl, Shqipëria nuk figuron në hartën e vendeve ku operon. Kompania që është përfaqësuese e saj rezulton e lidhur me operime rajonale dhe jo drejtpërdrejt me Lidl-in e grupit gjerman Schwarz.
Pse kjo strukturë pronësie është kaq e paqartë dhe çfarë synohet të fshihet pas saj?
Pse Lidl nuk vjen zyrtarisht në Shqipëri si pjesë e grupit Schwarz, apo po tenton të shmangë përgjegjësinë në rast të dëmtimit të reputacionit nga shkeljet e pretenduara në këtë proces?
Këto përgjigje duhet t’i japin autoritetet, të cilat kanë krijuar rregulla të reja për t’i dhënë një firme private tokë dhe një biznes të sigurt që pritet të gjenerojë miliona euro në vit me të drejta ekskluzive për shërbimet logjistike të portit! /Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme d...
Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe madj...
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjell&...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ësh...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe ma...
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjel...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ë...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...