“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë parasysh pasojat e rënda në rast mosshlyerjeje. Por në këtë rast, Amarildo, një 26-vjeçar nga Berati, pranoi të ndihmonte një bashkëmoshatare të tij, e cila kishte qenë në një lidhje me një të njohurin e tij. Një marrëdhënie miqësie që supozohej të qëndronte e fortë edhe pasi raporti sentimental i vajzës me të njohurin e Amarildos kishte përfunduar. Dhe në fakt, fillimisht kështu dukej se po ndodhte, sepse Eljona vendos t’i kërkojë ndihmë Amarildos.
Pavarësisht se në nisje të bisedës i riu tregohet i prerë, pas pak minutash “bindet” dhe vendos të bëjë atë që jo kushdo do ta bënte: të marrë një kredi për llogari të vajzës, por në emrin e tij. Fillimisht ai merr 500 mijë lekë të vjetra. Një shumë që duket e vogël, nëse nuk merret parasysh fakti se kompanitë e minikredive, në rast mosshlyerjeje, aplikojnë interesa të papërballueshme për dikë që mezi e mbyll muajin me një pagë modeste.
Për ta “respektuar”, Eljona i ofron Amarildos “një kafe” prej 100 mijë lekësh, e cila në fakt rezulton të jetë një karrem për ta futur më thellë të riun në këtë histori borxhi.
Në fillim, Eljona shfaqet e qetë dhe vazhdon ta mbajë me shpresë 26-vjeçarin, duke i premtuar se do të shlyente këstet bashkë me vonesat e krijuara ndaj bankës. Por në realitet, kjo nuk ndodhi.Teksa këstet nuk shlyheshin dhe ankthi i Amarildos, bashkë me borxhin në bankë, rritej, Eljona nis të shfaqë shenjat e para se nuk kishte në plan të paguante asnjë lek. Më pas, sikur të mos kishte thënë asgjë më parë, rikthehet në komunikim me një ton më të zbutur, duke u betuar se gjithçka do të zgjidhej.
Kur dita tjetër dhe ajo pas saj kalojnë pa asnjë pagesë, Amarildo i rikujton borxhlires se premtimi nuk po mbahet. Por Eljona nuk e duron aspak faktin që dikush t’i kërkojë paratë mbrapsht, dhe kjo duket se e zemëron realisht. Megjithatë, Amarildo i bindet kërkesave të saj edhe një herë, sepse Eljonës i duhej një tjetër “500-she”. Madje kjo ndodh edhe në dy raste të tjera, duke e çuar shumën totale në 2 milionë lekë të vjetra.
Por a u kthyen ndonjëherë këto para?
Në momentin kur laku fillon të shtrëngohet dhe banka ushtron presion për pagesën e shumave të akumuluara muaj pas muaji, nëna e 26-vjeçarit vendos të ndërhyjë, duke kontaktuar nënën e Eljonës. Përgjigjja që merr nuk lë shumë vend për zgjidhje dhe nuk e ngarkon aspak me përgjegjësi nënën për veprimet e vajzës së saj. Përkundrazi, Eljona duket se bezdiset nga përfshirja e familjarëve dhe vendos të marrë masa të menjëhershme, duke përfshirë një person të tretë.
Sipas Amarildos, personi që e telefonon prezantohet me emrin Samuel. Nuk dihet nëse ky është identiteti i tij i vërtetë, por nga gjuha kërcënuese që përdor, kuptohet se është shumë i afërt me Eljonën.
I riu përpiqet t’i bëjë thirrje arsyes, por pa sukses. Para nuk ka. Bisedat me tone të ngritura pasohen nga sharje dhe kërcënime në komunikimet online, me qëllim frikësimin e Amarildos, që ai të heqë dorë nga kërkimi i parave. Ndërkohë, Eljona duket se është zhdukur, duke vazhduar të mos paguajë asgjë nga shuma që rritet çdo muaj. Sidoqoftë, një shpjegim për këtë sjellje duhet të ekzistojë. Ndaj vendosim ta kontaktojmë vetë Eljonën. Që në nisje, ajo e pranon borxhin ndaj të riut.
Por e vërteta rezulton ndryshe nga sa pretendon vajza, e cila nuk shfaq asnjë pendesë për situatën e rëndë që ka krijuar për një familje me vështirësi ekonomike. Këtu historia merr një tjetër rrjedhë. Amarildo na kishte treguar se Eljona kishte qenë në një lidhje me kushëririn e tij dhe se, pas ndarjes, ai i kishte dërguar një video intime. Por ky detaj, sado i rëndë, nuk është thelbi i një historie borxhi dhe mashtrimi financiar.
Shuma fillestare e kredisë ishte 1400 euro, por për shkak të mosshlyerjes së kësteve për muaj me radhë, sot borxhi ka shkuar në rreth 3000 euro ndaj bankës.
Edhe këtu, Eljona ka pretendimet e saj, duke përmendur “kafetë” që i ka dhënë herë pas here të riut. Por këto shuma janë dhurata personale, ndërsa kredia mbetet përgjegjësi ligjore e Amarildos, i cili duhet ta shlyejë atë në bankë, madje me interesa. Pas një bisede të gjatë me ne, vajza duket se bie dakord për zgjidhje. Por në realitet, pasi pagoi vetëm dy këste, ajo na telefonoi tepër e nervozuar. Prej këtij momenti, gjithçka kthehet pas.
Në këto kushte, Amarildo vendos të ndërmarrë hapa ligjorë./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
SPAK po heton skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha Linda Karçanaj me kompani dyshohen si “grup i strukturuar kriminal”, vazhdon vjedhja e tend...
Pas dyerve të mbyllura të familjeve dhe rrethit të ngushtë, aty ku besohet se askush nuk mund të të dëmtojë, ndodhin s...
Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2025 në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, q...
Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila prej dy jav&...
Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që o...
Në mars të këtij viti, emisioni “Piranjat” dokumentoi me fakte se si kompania ajrore Air Albania, e promovuar si krenaria shqiptare...
Në Durrës, kur një marinar nuk kthehet në shtëpi në darkë, zakonisht ka dy arsye: ose është ende në det, ose...
Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte një klinikë stomatolo...
Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenj...