Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...

NJë tender me vlerë 116,965,200 lekë të rinj pa TVSH është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për mirëmbajtjen e sistemit CRM dhe Billing, një nga sistemet më të rëndësishme që lidhet drejtpërdrejt me faturimin e energjisë dhe të dhënat e qytetarëve.
Procedura, me numër reference REF-68857-11-13-2025, është shënuar në Open Procurement Albania me flamur të kuq për mungesë konkurrence, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një ofertues.
Fitues rezulton një Bashkim Operatorësh, ku pjesë kryesore rezulton kompania indiane Fluentgrid Limited, e cila ka ofruar 114,625,896 lekë pa TVSH, vetëm rreth 2.3 milionë lekë më pak se fondi limit.

Diferenca minimale mes ofertës dhe fondit maksimal, e kombinuar me faktin se nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër, ngre dyshime serioze mbi natyrën reale të garës.
Formalisht, kompania indiane ka fituar sepse ka plotësuar kriteret teknike të përcaktuara nga OSHEE dhe ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë. Por pikërisht ky fakt shton dyshimet se kriteret mund të jenë hartuar në mënyrë të tillë që favorizojnë një subjekt të vetëm, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mirëmbajtjen e një sistemi ekzistues, ku zakonisht avantazh ka kompania që njeh më mirë teknologjinë e përdorur.
Tenderi merr rëndësi edhe më të madhe për shkak se sistemi CRM dhe Billing përmban të dhëna sensitive për qindra mijëra abonentë, duke krijuar varësi të OSHEE-së nga një kompani e huaj në një sektor kritik, pa pasur garë reale dhe pa transparencë të plotë mbi arsyet pse nuk u tërhoqën operatorë të tjerë.
Sipas Open Procurement Albania, procedura është shënuar si mungesë konkurrence, pasi është paraqitur vetëm një ofertë, nuk ka pasur rivalë, nuk ka pasur presion tregu për ulje çmimi.
Kush janë aksionerët e kompanisë:
Sipas të dhënave të regjistrave të biznesit në Indi dhe burimeve publike, Fluentgrid Limited rezulton të jetë një kompani private e cila nuk është e listuar në bursë.
Aksionerët kryesorë të saj janë të lidhur drejtpërdrejt me themeluesit dhe drejtuesit ekzekutivë të kompanisë, ku figura kyçe mbetet Vijaya Bhaskar Chaluvadi, i cili shfaqet njëkohësisht si administrator dhe aksioner kryesor.

Po ashtu një tjetër administrator është Jovan Bojdani, ku kompania e tij BNT Electronics, është një nga lojtarët më aktivë në prokurimet publike (tenderat) në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e teknologjisë dhe pajisjeve mjekësore. Kompania ka fituar dhjetëra kontrata publike, mbi 45 kontrata të regjistruara vetëm në vitet e fundit në nivel vendor dhe qendror.

Shuma totale e përfituar nga kontratat publike llogaritet në qindra milionë lekë. Vetëm nga Bashkia Tiranë, kompania ka fituar kontrata me vlerë mbi 237 milionë lekë./Piranjat.news
Parqet fotovoltaike po përhapen me shpejtësi në Shqipëri pas lehtësimit të procedurave për dhënien me qira të kul...
Në mes të dimrit, nxënësit e shkollës “Rilindja” vazhdojnë procesin mësimor duke u ngrohur me rezistenca elektr...
Një seri procedurash të zhvilluara nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor publik për nd&e...
Në zonën “Rasek”, në Qarkun e Shkodrës, aktiviteti minerar nuk zhvillohet në një territor të largët apo t&eu...
Një vendim i habitshëm i Gjykatës Administrative të Tiranës ka rikthyer në tregun e rimbursimeve kompaninë CFO Pharma, e ci...
Durrësi ndodhet nën ujë prej ditës së djeshme, ku qindra banesa, biznese dhe automjete janë dëmtuar nga përmbytjet, dh...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pa...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kry...
Pazaret me tenderat për shkollën simbol të Gjirokastër. Kompania u shpall fituese me fondin limit edhe pse nuk plotëson asnjë kr...
Dhjetori është muaji kur të gjithë mbyllin një kapitull, me dëshirën dhe shpresën se viti i ri do të jetë m&...