Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie, njëra prej të cilave pezullimi iu rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duket se vijon pa asnjë ndroje punën, me vendime tepër të rëndësishme.
Dy ish-vartësit e saj, të akuzuar me të njëjtën dosje, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të hetuar edhe ata me masë sigurie arrest shtëpie, janë liruar nga detyra në fund të muajit dhjetor 2025, për t’u zëvendësuar po nga dy vartës të tjerë besnik të Ballukut. Në postin e drejtorit të ARRSH-së u emeërua Ami Kozeli, i cili mbante detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës.
Disa ditë pas kësaj vendimarrje, Kozeli tashmë në postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor, me bekimin dhe urdhrin e drejtpërdrejtë të Ballukut, ka hapur me shpejtësi plot 4 tendera, kryesisht për kantiere që janë në punim e sipër, ndërkohë që do të duan po të tjera miliona për t’u përfunduar.
Më shumë sesa vijimi i punës sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, hapja e tenderëve duket një “sfidë” e hapur për vetë Prokurorinë e Posaçme, e cila deri më tani duket e pafuqishme për ta ndaluar Ballukun që të futet në zyrë, megjithëse një dosje voluminoze shkoi në Kuvend, me qëllim që t’i heqej imuniteti, për t’i hapur rrugën masave shtrënguese.
Faksimile: Tenderi i hapur nga ARRSH me vlerë 15 milionë euro për arredimin e aksit Tiranë – Durrës
Arredimi i supërstradës – 15 milionë euro shtesa
Pasi u shpenzuan më shumë se 75 milionë euro, të ndara në 3 lote, ja ku vjen një tjetër tender, kësaj here me formulën e arredimit. Nuk bëhet fjalë për të mobiluar shtëpinë, zyrën apo objekt tjetër, por për të arreduar vetë superstradën Tiranë – Durrës.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Kozeli me “bekimin” e vetë Ballukut ka hapur tenderin me objekt “arredim, rikualifikim urban superstrada Tiranë - Durrës nga Faza I - Faza III”. Në fakt, tenderat e ndërtimit duhet të ishin me “çelësa në dorë”, por megjithëse shpenzohen dhjetëra apo qindra miliona euro për një aks, sërish hidhen të tjera para’. Duken shpenzime të mbivendosura, si në çdo kantier të hapur në mbarë Shqipërinë, me qëllim kënaqjen e të gjithë ndërtuesve.
Fondi limit i kësaj procedure ka qenë plot 1,417,000,000 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro, plot 15 milionë euro për vijëzimë, sinjalistikë hirozontale e vertikale. Kaq shumë për disa vija?!
Faksimile: Njoftimi i tenderave të hapura nga ARRSH për Unazën e Elbasanit, me vlerë 60 milionë euro
Unaza e Elbasanit – 60 milionë euro
Një nga gangrenat e rrugëve në Shqipëri është padyshim hinka në zonën e Bradasheshit në Elbasan, ku pasi e ke bërë rrugën nga kryeqyteti për 20 minuta, duhet të qendrosh mbi 1 orë për të kaluar disa kilometra. Ka pasur gjithmonë diskutime se përse bëhen rrugë të tjera, kur nuk është zgjidhur ajo nyje. U hodhën dhjetëra milionë euro nga Elbasani në Qafë Thanë, apo nga Elbasani në Rrogozhinë, teksa ka filluar edhe ndërtimit.
Tashmë, ARRSH-ja është kujtuar që të hapë një tender, me qëllim mbylljen e gojëve dhe akuzave nga të gjithë për orët e trafikut në atë zonë. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Kozeli ka hapur tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë - Elbasan me Korridorin VIII, faza I” me një vlerë plot 3,340,000,000 lekë, ose mbi 35 milionë euro.
I njëjti Autoritet ka hapur edhe tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë - Elbasan me Korridorin VIII, faza II” me një vlerë prej 2.5 miliardë lekë, ose mbi 25 milionë euro. Në total, ARRSH ka akorduar më shumë se 60 milionë euro për Unazën e sumë pritur të Elbasanit.
Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga ARRSH për nyjen nga Kashari në Vaqarr, faza e tretë
Rruga nga Kashari në Vaqarr – 16 milionë të tjera!
Në të njëjtën kohë, Ami Kozeli ka urdhëruar vartësit e ARRSH-së që vetëm numërojnë drejtorët, shumica e të cilëve në burg e me masë sigurie, që të bënin gati tenderin e radhës për aksin Kashar – Nyja Vaqarr, faza e tretë. Shuma e akorduar për këtë segment është 1,591,670,000 lekë.
Për të njëjtin segment, faza e parë dhe e dytë, ish-drejtori Gentian Gjyli hapi dy tendera, me vlerë 60 milionë euro. Shpejtësia e hapjes lë vend për dyshime se edhe këto procedura iu janë premtuar firmave apo oligarkëve që janë pranë qeverisë apo edhe vetë Ballukut.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kry...
Pazaret me tenderat për shkollën simbol të Gjirokastër. Kompania u shpall fituese me fondin limit edhe pse nuk plotëson asnjë kr...
Dhjetori është muaji kur të gjithë mbyllin një kapitull, me dëshirën dhe shpresën se viti i ri do të jetë m&...
Prej më shumë se 40 ditësh, 21-vjeçarja Benita Zena po përjeton eksperiencën e qëndrimit në shtëpinë e &ld...
Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë parasysh pasojat e rënda në...
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
SPAK po heton skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha Linda Karçanaj me kompani dyshohen si “grup i strukturuar kriminal”, vazhdon vjedhja e tend...
Pas dyerve të mbyllura të familjeve dhe rrethit të ngushtë, aty ku besohet se askush nuk mund të të dëmtojë, ndodhin s...
Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2025 në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, q...
Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila prej dy jav&...