Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
HIMARA- Qeveria nuk lë rast pa përmendur dhe promovuar arritjet që ka patur turizimi shqiptar gjatë viteve të fundit. Por këto turistë, që shpenzojnë kaq shumë në vendin tonë, kanë nevojë për siguri në plazhe së cilës nuk i japim vëmendjen që meriton, sepse për shkak të neglizhencës janë prodhuar ngjarje tronditëse siç ishte ajo e gushtit 2022 ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në zonën ku laheshin pushuesit në plazhin e Potamit. Po sot, kur flitet për numër rekord turistësh që pritet të mbërrijnë, a po bëhen përgatitjet e duhura për sezonin turistik?
Bashkia Himarë së fundmi është kujtuar që ka përpara një sezon turistik dhe ka nisur punën për të kontraktuar tabelat dhe mateterialet për vijëzimin e zonave të sigurisë në det. Vetëm se ka një problem: në rastin më të mirë, vendosja e tabelave dhe kufizimi i detit mund të jetë gati vetëm në muajin e fundit të sezonit turisitik, në gusht. Më datë 24 maj Bashkia e Himarës ka hapur një tender për blerjen dhe vendosjen e materialeve të sinjalistikës në rërë dhe në plazhe me fond limit 41 mijë euro pa tvsh. Pritja e ofertave parashikohet që të zgjatë 15 ditë dhe në 5 qershor të bëhet hapja e tyre.
Më pas Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të marrë kohën për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit, i cili sipas afateve ligjore varion nga 10 deri në 15 ditë dhe pasi të ketë bërë vlerësimin dhe njoftimin e operatorëve që kanë marrë pjesë në garë, do të duhet të presë 3 ditë për afatet e ankimimit dhe më pas të bëjë shpalljen e fituesit. Sigurisht nëse nuk do të ketë asnjë ankesë nga kompanitë që do të marrin pjesë!
Vetëm me këtë proces, muaji qershor mbeti pa sinjalistikë!
Por nuk mbaron këtu, sepse në dokumentat e depozituara në specifikimet teknike kërkohet që afati për dorëzimin e materialeve për përcaktimin e sigurisë në plazhe është 20 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës, çka bën që dhe muaji korrik të shfrytëzohet për lidhjen e kontratës, mbledhjen e materialeve dhe punimet për vendosjen e tyre në det dhe në tokë! Por duhet të theksojmë një detaj të rëndësishëm. Dokumentat për blerjen e këtyre tabelave, tapave sinjalizuese në det, litarëve dhe peshave, janë firmosur që në datën 19 mars të këtij viti nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro, 4 ditë pëpara se të arrestohej.
Por përveç sigurisë, në shënjestër është edhe pastërtia, pasi më datë 30 maj 2024 Bashkia Himarë hapi procedurën e prokurimit me vlerë 120 mijë euro me tvsh për blerjen e koshave për mbetjet urbane.
Kërkohet të blihen 280 kosha, të cila njëlloj si materialet e sigurisë, llogaritet të dorëzohen gjithashtu në fund të muajit gusht. Po pse kjo vonesë në përgatitje nga kjo bashki, që mes shumë e shumë problemeve, po shton edhe atë të sektorit të turizmit, padyshim pika më e fortë e saj.
“Nuk kam informacion, drejtohuni me një kërkesë me shkrim”, sqaroi Klejli Muharremi, drejtor juridik pranë Bashkisë Himarë.
Ndërkohë një këshillë për pushuesit. Shkoni në Himarë diku andej nga Shtatori.... materialet e sigurisë do të jenë vendosur.
Foto ilustruese TIRANË - Xheni një 30 vjeçare e cila jeton prej disa vitesh në Francë ka treguar për emisionin Piranjat ses...
Foto ilustruese TIRANA- Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeminist...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni investigativ “Piranjat” përgjatë dy sezoneve ka denoncuar aferën me kontraktimin për...
Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dik...
TIRANË- Çudia, spitali i Peqinit dy muaj pa rroga. 42 punonjës presin të marrin rrogat pas ndryshimit të titullarit të institu...
TIRANË- Dosja 184, një dosje e pazbardhur nga drejtësia. Piranjat sot ju sjellin një bisedë ekskluzive mes Artan Gaçit dhe Yme...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitet kur industria e basteve sportive ishte në kulmin e saj, “fixed match“ ishte mënyra më...
Valbona KUÇOVË- Dy javë më parë ju treguam historinë e Valbona Kazanxhiut, gruas nga Kuçova, e cila jetonte në ...
Foto ilustruese TIRANË - Nuk ndodh vetëm në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë, por siç ndodh shpesh...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës në Milano me emigrantët e atjeshëm. Ashtu si në Athin...