
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo pasi Agjencia ka gjetur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.
Burime brenda këtij institucioni kanë konfirmuar për VOX Kosova se procedura ka nisur pasi janë vërejtur dallime në sasinë e pasurisë që presidentja kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.
Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.
Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.
Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës.
Por ajo ka edhe shumë patundshmëri të tjera, siç janë pronat në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.
Po ashtu, vitin e kaluar, në deklarimin e pasurisë, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin posedojnë edhe një banesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi tjetër në Australi.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
5 Janar19:52
Numërimi i votave, Vetëvendosje thellon rezultatin. Merr edhe një tjetër deputet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa rezultatet e përditë...
KOSOVA
5 Janar18:03
Glauk Konjufca thyen rekordin me vota, por në historinë e Kosovës është i dyti më i votuari. I pari renditet kreu i kësaj partie
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka thyer rekordin e Vjosa Osmanit e cila në zgjedhjet e vitit 2021 ishte bër&eum...
KOSOVA
5 Janar17:36
Ambasadori rus shpërndan dezinformata për “spastrimin etnik të serbëve” në Kosovë
Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, po përhap dezinformata duke pretenduar se në Kosovë po zhvillohet një &ldquo...
KOSOVA
5 Janar15:45
Dialogu Kosovë–Serbi mbetet i ngurtë/ Progres i vështirë edhe në 2026
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pas 15 vjetësh negociatash, ndodhet në një fazë të ngecur.
Edhe pse në shkurt do t&e...
KOSOVA
5 Janar11:45
Përplasja me armë zjarri, dy të plagosur/ Arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sherrin e ndodhur në Podujevë, ku u raportua edhe për të shtëna me arm&eum...
KOSOVA
4 Janar23:17
''Qeveria e re formohet shpejt''/ Kurti flet për prioritetet dhe bashkëpunimin me opozitën
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaron se formimi i qeverisë së re do të ndodh&...
KOSOVA
4 Janar12:52
Vuçiç “shpërthen” kundër Shqipërisë: Është kërcënim, rezoluta 12 44 e Kosovës ka rënë
“Rendi botëror ka rënë!”. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas një mbledhje urgjente...
KOSOVA
3 Janar17:33
Vjosa Osmani: Kosova qëndron krah SHBA-së dhe kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mbështetur operacionin e SHBA-së në Venezuelë të shtunën. Ajo ka thënë ...
KOSOVA
2 Janar20:16
KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata. Ja cila parti prin thellë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diploma...
KOSOVA
2 Janar19:01
Policja suedeze mashtroi autoritetet për të qëndruar në Kosovë
Një hetuese policore në Suedi ka përfunduar në gjykatë pasi dyshohet se kishte mashtruar për pushime shëndetësore në...