VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre personave të tjerë, lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjykata ka i refuzuar si “të pabazuara” kërkesat e avokatëve të të pandehurve lidhur me kundërshtimin e provave dhe hedhjes poshtë të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjykimi për këtë rast nisi në fillim të vitit, kur më 13 janar u mbajt seanca fillestare. Kjo seancë u mbajt pasi një paraprake kishte dështuar të zhvillohej, pasi Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë, duke pretenduar se nuk i ishte dërguar ftesë. Ky pretendim i saj u kundërshtua nga gjykata, që tha se ftesën ia kishte dërguar Hajdarit përmes postës.
Aktakuza për dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore ndaj Hajdarit dhe tre të akuzuarve të tjerë u ngrit më 11 nëntor 2025.
Ish-ministrja Hajdari, aktualisht deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe dy zyrtarë të MINT-it, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej rreth 3 milionë eurove gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Hajdari, Lipovica dhe Gara dyshohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, afaristi Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ngritjen e aktakuzës, Hajdari kishte deklaruar se një veprim i tillë ishte “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Lidhur me dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore, më 2023 tre persona u arrestuan, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Po atë vit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, – që është ftuar nga Prokuroria si dëshmitar për këtë rast, por deri më tani nuk ka shkuar për të dhënë dëshmi – i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./RELAbuzimi me rezervat shtetërore, Gjykata e Prishtinës konfirmon akuzën për ish-ministren dhe 3 të tjerët!
Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është b&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë. Policia bën me dije se rreth or&eu...
I dyshuari për vrasjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjakovë është...
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Reiffenstuel, ka përgëzuar Emisarin danez Sorensen dhe...
Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligjit për të ...
Zëvendëskryeministrja e ministrja e Drejtësisë që është edhe bashkëkryetare e ‘Guxo’-s, parti në koalic...
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se raketat e reja balistike që Serbia i ka blerë nga Kina janë sulmuese dh...
Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binajak së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Lajmin ...
Gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërkaq katër të tjerë janë në kërk...
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evr...