Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet në Shtetet e Bashkuara, teksa po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten.
Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, u tha në njoftim.
Kurti i nisi takimet me kongresistin republikan, Keith Self, në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, me të cilin, sipas njoftimit, bisedoi për raportet Kosovë-SHBA, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për rolin aktiv të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Kurti foli me Self për investimet në fushën e mbrojtjes, përfshirë pajisjet dhe armatimin e blerë nga SHBA-ja për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ndër të tjera, ai theksoi vendimet e Qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga SHBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm”, u tha në njoftim.
Kryeministria më herët gjatë ditës tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosova ofron për investitorë të huaj”.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës, sipas njoftimit.
Udhëtim i Kurtit në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji.
Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur.
Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
Ndërkohë, në Nju Jork këtë javë ndodhet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime deri tani.
Të mërkurën, Osmani u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se pati bisedë “përmbajtësore”.
Ajo i vijoi takimet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës ia përsëriti kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, takohen në Nju Jork, 25 shtator./REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
26 Shtator07:26
A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht ashtu si eksportet?! Italianët vijojnë rënien
Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në korrik.
Sipas INSTAT, në gus...
KOSOVA
25 Shtator22:35
Të arrestuar për drogë- Kush janë biznesmenët që ranë në pranga gjatë operacionit “Qielli i Thyer”
Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovë kanë arrestuar përgjatë ditës së djeshme shtatë persona, t&...
KOSOVA
25 Shtator21:13
Rrëmbim në Prishtinë, tre persona në pranga. Njëri u dorëzua me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Veternik në Prishtinë, ku një qytetar është rrëmbyer me dhunë dhe mbaj...
KOSOVA
25 Shtator16:37
Kërkon njohjen nga Vatikani, Vjosa Osmani fton Papën në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet t&e...
KOSOVA
25 Shtator12:25
Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara, priten takime dypalëshe të rëndësishme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pje...
KOSOVA
25 Shtator10:13
Zhvillimet e fundit/ Osmani bisedon me Kallasin dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit ...
KOSOVA
24 Shtator22:53
Kryetari Parlamentit të Kosovës tërhiqet nga kapitulli dhe bashkautorësia në librin ku flitet kundër UÇK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se me kërkesën e tij, është larguar kapitulli që ai kishte shkruar dhe i &eu...
KOSOVA
24 Shtator21:40
Operacioni “Qielli i Thyer”, këta janë 7 të arrestuarit për drogë në Kosovë. U zbuluan nga Sky ECC
Shtatë persona u arrestuan gjatë operacionit të gjerë policor të zhvilluar me 24 shtator në koordinim me Prokurorinë Speciale...
KOSOVA
24 Shtator21:31
Vuçiç nuk heq dorë, flet troç në OKB: Kosova pjesë e pandashme e Serbisë. Atje serbët po jetojnë në kushte dramatike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të ...