KOSOVA

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 09:40
Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.

Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike – duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.

Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.

Hargreaves po ashtu thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin e Millan Radoiçiqit – Hargreaves thotë se është thelbësore që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pandëshkueshmëria për këtë sulm “nuk mund të vazhdojë”.

Diplomati britanik po ashtu foli edhe për çështjen e integrimit të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke thënë se integrimi i tyre është “jashtëzakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit ligjor të Kosovës, përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë: Çdo ditë tani presim një vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve që vijnë nga komunitetet. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Jonathan Hargreaves: Faleminderit shumë për ftesën! Para se të kaloj në këtë temë, dua të theksoj se kjo javë shënon përvjetorin e dytë të sulmit të tmerrshëm në Banjskë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen [e policit të vrarë, Afrim] Bunjaku dhe të siguroj, gjithashtu, se ne vazhdojmë të insistojmë që autorët e këtij sulmi të gjurmohen dhe të sillen para drejtësisë.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë.

Natyrisht, nuk e di se çfarë do të jetë, dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e di me siguri.

Mendoj se më e rëndësishmja është që të gjitha palët e përfshira ta marrin shumë seriozisht, të deklarojnë publikisht se do të zbatojnë çdo gjë që sugjeron ose urdhëron Gjykata dhe, mbi të gjitha, të veprojnë për ta zbatuar.

Ndaj, shpresoj shumë dhe pres që të gjitha partitë politike dhe gjithë shoqëria ta lejojnë Gjykatën të punojë dhe, më e rëndësishmja, t’i zbatojnë vendimet që ajo merr.

Radio Evropa e Lirë: A po i referoheni gjuhës së përdorur nga partia fituese e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët ta bëjnë të qartë se, pavarësisht bindjeve politike, janë në të njëjtën linjë, kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese - ta lënë ta bëjë punën e saj dhe t’i respektojnë vendimet e saj. Mundësia e zgjedhjeve të reja për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë rreziqesh shihni nëse ky ngërç zgjatet?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se ka shumë rreziqe. Një ka të bëjë me kohën. Ne kemi vërtet nevojë që Kuvendi të jetë funksional dhe në gjendje të zgjedhë një president të ri në fillim të pranverës.

Kosovës i duhet patjetër një buxhet i miratuar. I duhet të jetë aktive në skenën ndërkombëtare. Ne kemi punuar me Kosovën për shumë vite, jo vetëm këtu, por edhe në plan ndërkombëtar.

Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.

Ndaj, shpresoj shumë dhe pres që të gjitha partitë politike dhe gjithë shoqëria ta lejojnë Gjykatën të punojë dhe, më e rëndësishmja, t’i zbatojnë vendimet që ajo merr.

Radio Evropa e Lirë: A po i referoheni gjuhës së përdorur nga partia fituese e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët ta bëjnë të qartë se, pavarësisht bindjeve politike, janë në të njëjtën linjë, kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese - ta lënë ta bëjë punën e saj dhe t’i respektojnë vendimet e saj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë rreziqesh shihni nëse ky ngërç zgjatet?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se ka shumë rreziqe. Një ka të bëjë me kohën. Ne kemi vërtet nevojë që Kuvendi të jetë funksional dhe në gjendje të zgjedhë një president të ri në fillim të pranverës.

Kosovës i duhet patjetër një buxhet i miratuar. I duhet të jetë aktive në skenën ndërkombëtare. Ne kemi punuar me Kosovën për shumë vite, jo vetëm këtu, por edhe në plan ndërkombëtar.

Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.

Nuk e di se cili është kombinimi më i mirë, por besoj se, përveç ndjekjes së procedurave ligjore, nevojitet shumë punë, shumë guxim politik nga udhëheqësit e këtij vendi.

E di se nuk është e lehtë dhe se situata është e vështirë për secilin prej tyre, por pikërisht ky guxim politik për të bërë kompromise dhe për të punuar bashkë për interesin e vendit, është ajo që na duhet.

"Shqetësime për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese"

Radio Evropa e Lirë: Përmendët më herët gjuhën që po përdoret. Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë pikërisht ato që nxitën Shtetet e Bashkuara ta pezullonin Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. Masat e BE-së ndaj Kosovës, të vëna dy vjet më parë, janë ende në fuqi. Cili është partneriteti aktual apo marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës?

Jonathan Hargreaves: Unë ndodhem në këtë vend që 18 muaj. Jam tejet i privilegjuar që ndodhem këtu, në këtë rol, si ambasador britanik. Gjëja e parë që më ka lënë përshtypje, në pothuajse çdo takim që kam zhvilluar gjatë kohës time këtu, është thellësia dhe ngrohtësia e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila, siç e dini, daton nga viti 1999, kur trupat britanike ishin ndër të parat që erdhën si pjesë e operacionit të NATO-s. Më 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Kemi bashkëpunuar gjatë dhe thellësisht për sigurinë, dhe ne besojmë se Kosova duhet të jetë dhe është vend i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendoj se marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës i ka rrënjët shumë të forta, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë e vazhdojmë të jemi, dhe do të vazhdojmë kësisoj.

I kemi disa shqetësime, që i ndajmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. I përmenda disa prej këtyre shqetësimeve për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. I kemi thënë publikisht. E kam thënë publikisht se jam i shqetësuar për disa prej veprimeve që janë ndërmarrë, veçanërisht në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, të cilat nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, dhe të cilat kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.

Brengosem kur dëgjoj njerëzit duke vënë në pikëpyetje themelin e këtij shteti, i cili, nga këndvështrimi ynë, mbështetet në Planin e Ahtisaarit, siç pasqyrohet në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; i cili formon lidhjen themelore ndërmjet vendeve tona, sepse pikërisht mbi këtë themel ne e mbështetëm ndihmën tonë thelbësore që Kosova të fitonte njohje nga mbi 100 vende.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova nuk po mbështetet sa duhet mbi të?

Jonathan Hargreaves: Brengosem kur i dëgjoj njerëzit duke e hapur atë diskutim, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të mbështetet mbi atë themel që i solli njohjet shtetit. Në veçanti, është tejet e rëndësishme mbrojtja e komuniteteve joshumicë, që ishte në thelb të të tri dokumenteve që i përmenda. I kemi disa... Do të donim të shihnim një zbatim më aktiv të atyre parimeve, të mbrojtjes së njëmendtë të të drejtave të komuniteteve joshumicë, një gjuhë dhe veprime vërtet aktive, që garanton se të gjitha komunitetet joshumicë që jetojnë në këtë vend ndihen vërtet të mbrojtura, ndihen se kanë të ardhme këtu, ndihen se janë pjesë e këtij vendi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan