Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit, duke deklaruar se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë.
Osmani shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues: të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës.
Çim Peka: Për të marrë vesh çfarë po ndodh. Arsyet e refuzimit të emrit të Vjosa Osmanit për presidente, kur ndërkohë, e vetmja kandidate që teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputetë në sallë, ishit ju. Ndërkohë që ajo që ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni të sigurta 81, ofronte vetëm 66. Kur jeni takuar për herë të fundit me Albin Kurtin dhe kur ka thënë jo-në e prerë, argumentin dhe a e keni kushtëzuar kryeministrin Kurti për rikandidimin tuaj?
Presidentja Osmani: Absolutisht nuk e kam kushtëzuar asnjëherë. E tëra që kam kërkuar, apo më mirë të them, propozuar, është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë dhe ta provojmë. Ta shohim sa deputetë po mblidhen, meqënëse unë kisha nga diskutimet individuale me deputetët, kisha garanca prej tyre se ata nuk do të bojkotojnë, sepse llogariteni tash, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin ngritur dorën dhe kishin marrë pjesë në votim edhe për Slavko Simiqin. Një nënkryetar, për të cilin ka edhe aktakuzë për shkelje të rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputetët që ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht që kishte një pozitivitet, një qasje pozitive dhe unë isha e bindur se që bëhen numrat. Por edhe sikur mos të bëheshin, unë e tëra çfarë kërkoja ishte që të shkojmë deri në sallë dhe ta provojmë. Ajo nuk do të na dërgonte automatikisht në zgjedhje.
Thjesht do ta shihnim, në qoftë se janë 79, gjë që nuk do të ishin, ju siguroj, do të ishin më shumë se 80. Por edhe sikur të ishin në në një rast kështu të paparashikuar, ne prapë nuk do të shkonim automatikisht në zgjedhje. Do të mund të tërhiqeshim dhe pastaj të provonim me kandidatë të tjerë. Çfarë ndodhi në fakt ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë. Dhe unë e kuptoja nga televizioni që po punohet me kandidatë të tjerë, përderisa mua më thuhej provo, provo, provo me i bindë opozitën dhe kur deputetë të caktuar të opozitës mua më thanë që do të rrinë në sallë dhe ai ishte numri i mjaftueshëm, pastaj m'u kërkua që t'i bëj 85. Pra, gjithmonë ngrihej kushti, edhe pse një gjë e tillë nuk është fare e nevojshme. 80 janë të mjaftueshme, por asnjëherë asnjë kusht, ta sqaroj. Po thuhet që kinse unë i kam kërkuar garancë kryeministrit për 80 vota.
Nuk është e vërtetë. Nuk i kam kërkuar atij garancë. Kam kërkuar përkrahjen e tij dhe natyrisht që unë punoja edhe me me opozitën, që ta arrijmë atë 80-shen në sallë dhe përkrahjen e 66 deputetëve të koalicionit. Pra, kjo është çështja. Pastaj thuhet që i ke kërkuar që me i dhënë LDK-së ministri.
Kjo është një gënjeshtër. Kurrë nuk i kam kërkuar askujt që qoftë LDK-së, qoftë partive të tjera t'ia jap ndonjë ministri. Kurrë s'kam kërkuar që të bëhet ndonjë koncesion as me deputetë individualë, as me deputetë të komuniteteve jo shumicë. Kam kërkuar thjesht të flasim me ta dhe t'ua shpjegojmë pse është në interes të Kosovës që ky, që na njihnin në në publik dhe në popull si binom i shpresës, që ky binom i shpresës ta vazhdojë punën e përbashkët, sepse rizgjedhja ime si presidente do të nënkuptonte edhe vazhdimin e qeverisë, vazhdimin e sigurt, pa asnjë pengesë.
Pa asnjë pengesë të vetme, por me suksese të plota, me suksese të shumta. Pra, nuk i kam kërkuar asnjë kusht, asnjë koncesion, dhe pastaj kur thuhej që i ka refuzuar nënshkrimet, jo, nuk kam refuzuar unë nënshkrime. Çfarë më është thënë, diku dy netë, mos gabofsha, para skadimit të afatit, dy-tri netë, ishte, dhe kjo ishte pasi m'u komunikua mungesa e përkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas për mungesën e përkrahjes së atyre 57 votave. M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me të cilin unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Dhe ta shohim se si po rrjedh.
Por unë kur i pyeta pse kemi nevojë unë dhe zoti Konjufca të jemi kundërshtarë?
Kënd e përkrahni ju?
A e kam unë përkrahjen tuaj në një votë të tillë? Natyrisht që një përkrahje e tillë nuk m'u dha sepse unë jam presidente e Republikës dhe do të ishte absurde.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump...
Qeveria reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit Qeveria ka reaguar pas vendim...
Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk &...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes&rdqu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhën&...
Një qytetare nga fshati Peqan në Suharekë gjeti 300 euro në tokë pranë një restoranti dhe i dorëzoi në Stacionin Po...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuv...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani. Me anë të një njoftimi, Pr...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të ...
Shumë shpejt pasi bombat e para ranë mbi Iran - duke ndezur një konflikt që brenda orësh mori përmasa rajonale - autoritetet e Kos...