Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe në Leposaviq, komuna të banuara me shumicë serbe në veri.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Policia ka ofruar asistencë gjatë marrjes së objekteve të stacioneve hekurudhore, ku janë hequr tabelat “Hekurudhat e Serbisë”, dhe janë vendosur të reja me mbishkrimin “Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës”, së bashku me flamurin e Kosovës.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha gazetarëve se ligjet duhet të zbatohen në të gjithë territorin e Kosovës dhe se “Hekurudhat e Serbisë” janë një nga institucionet e fundit “paralele dhe ilegale” që kanë funksionuar.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, deklaroi se “nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore” në veriun e Kosovës.
Ai tha se infrastruktura hekurudhore në veri deri më tani ka qenë “e uzurpuar nga strukturat ilegale paralele serbe”.
Basha deklaroi, gjithashtu, se hekurudha në veri është një pjesë strategjike e Korridorit X, i cili lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.
“Ky veprim lehtëson përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore të Kosovës”, tha ai.
Kosova gjatë dy vjetëve të fundit ka mbyllur pothuajse të gjitha institucionet e Serbisë, që pas luftës kanë funksionuar në zonat me shumicë serbe. Ndërsa autoritetet kosovare thonë se po vendosin rend dhe ligj, pjesëtarët e komunitetit serb këto veprime i shohin si “diskriminim” ose formë “represioni”.
Edhe bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet kosovare, duke theksuar se komuniteteve joshumicë fillimisht duhet t’u sigurohen shërbimet që i kanë marrë përmes sistemit serb.
Ministri Sveçla deklaroi se Kosova nuk do të tolerojë funksionimin e institucioneve serbe dhe se të gjitha do të mbyllen.
“Kjo [hekurudha] është pjesë e rrjetit tonë dhe, siç e ka theksuar ministri i Infrastrukturës, do të jetë pjesë e projekteve për rindërtimin e rrjetit hekurudhor”, tha ai.
Megjithatë, linjat hekurudhore drejt veriut të Kosovës nuk ishin në operim që nga viti 2008.
“Që nga viti 2008 ne nuk kemi pasur operim në pjesën veriore”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Infrakos-it, Rafet Çitaku, duke theksuar se ndërprerja e linjave për në pjesën veriore ishte bërë për “shkaqe të sigurisë dhe politike”.
Ndërkaq, trafiku hekurudhor nga Serbia drejt veriut të Kosovës dhe anasjelltas ka qenë operacional deri para pak vitesh.
Në raportin vjetor të ndërmarrjes kosovare Infrakos për vitin 2024 thuhet se nuk kanë pasur qasje në hekurudhat në veri dhe se pritej që kjo çështje të ngrihej në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por kjo nuk ndodhi.
“Dihet se që nga 3 marsi i vitit 2008, strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, me ndihmën e Hekurudhave të Serbisë, kanë okupuar pjesën veriore të Linjës Hekurudhore 10, duke e penguar Infrakos-in të ketë qasje në atë pjesë të hekurudhës”, thuhet në raport.
Aty theksohet se për këtë arsye pritet angazhim më i madh i institucioneve përgjegjëse të Kosovës, në mënyrë që Infrakos të ketë qasje në hekurudhat në veri.
Serbia refuzon t’i mbyllë institucionet e saj në Kosovë, por shumicën prej tyre i ka zhvendosur në qytetet e saj kufitare.
Po ashtu, Kosova ngulmon në integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në zonat ku jeton komuniteti serb funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, gjë që po has në kundërshtimin e popullatës lokale, përfaqësuesve politikë dhe shoqërisë civile.
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se çështja e integrimit të këtyre dy sektorëve duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /REL
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Sali Nivica”, ku ...
Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave...
Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi sot në Maqedonia e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare...
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së mërkurë...
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, ...
Duke analizuar origjinën e dy automjeteve të tipit Mercedes G-Class të përdorur në sulmin e Banjskës, BIRN zbulon një rrjet k...
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka deklaruar se Kosovës dhe Serbisë u ...
Tre persona janë arrestuar në Suedi, pas vrasjes së 20-vjeçarit Elion Veseli, i cili vdiq nga një përleshje mes disa shqiptar&eu...
Tridhjetë e një dele e qingja që po futeshin kontrabandë në Kosovë një ditë para festës së madhe të Kurba...
Kryeministri i Kosovë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vijuar fushatën elektorale me takime nga afër me qytetar...