Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar.
Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa. Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë.
“Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuara”, tha ai.
Radoniqi shtoi se bazuar në Rregulloren zgjedhore të KQZ-së është vendosur që aftësia e kufizuar e një votuesi të dëshmohet me dokument përkatës. I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”. Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.
“Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor. Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.
Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kritikuar pasi e kishte fotografuar dhe më pas postuar ...
Juniku është komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim ...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në qendrën e votimi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshortin i saj ka shkuar në qendrën e votimit për të votuar. ...
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ka nisur në një atmosferë përgjithësisht të qetë. Qendrat e voti...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kthyer vëmendjen të mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamen...
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bahskëshortin e saj. Rasti ka nd...
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy v&eu...
Mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale. Kry...
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në komunat ku raundi i parë i zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, nuk solli fitues t&e...