Policia kërcënon studentët para protestës: Do iu identifikojmë pavarësisht maskave
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke shtuar se pret të konsultohet nëse diskutimet për të rinisin në Kuvend.
“BE-ja vazhdimisht ka shprehur shqetësim të thellë për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si para ashtu edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Shiroka Pula e ktheu në rishqyrtim ligjin më 22 tetor me kërkesën e vetë nismëtares së ligjit, Partisë Demokratike të Kosovës.
“Në frymën e letërkëmbimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, përcakton modalitete të konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, presim që BE-ja të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend”, tha zëdhënësi i BE-së.
Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara. Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale.
Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).
Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse. Më 22 tetor, PDK-ja njoftoi se i kishte kërkuar presidentes që ta kthente ligjin në Kuvend për rishqyrtim, duke argumentuar se ky proces synon plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit.
“Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, tha PDK-ja përmes një njoftimi për media.
Partia më e madhe opozitare në Kosovë tha se rishqyrtimi i ligjit duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes në fuqi të të njëjtit. PDK-ja tha se pret që brenda katër javësh të rishqyrtohet ligji dhe të hyjë në fuqi. Rikthimi i ligjit në Kuvend është kritikuar nga Aleanca, e cila e mbështeti të njëjtin. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, ndonëse e kishte votuar të njëjtin, pas votimit zyrtarë partiakë shprehën skepticizmin se i njëjti do të prodhojë rezultatet e pritura.
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës u bënë pas 21 ditësh protesta, ku u kundërshtua aktgjykimi dënues në shkallë të parë për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ndryshimet në ligj ndër të tjera parashohin ngushtim të juridikisionit të mandatit të Gjykatës, dënime deri në 15 vjet burgim, që shkalla e Supremes të zhvillohet në Kosovë dhe që të dënuarit të jenë subjekt i faljes presidenciale. Zëdhënësi i BE-së, ndërkaq, kujtoi se Gjykata Speciale u krijua nga Kuvendi i Kosovës, bazuar në marrëveshjen me BE-në.
“Mandati i saj aktual dhe pavarësia e gjykatës duhet të respektohen plotësisht”, tha zëdhënësi.
Pas miratimit të ligjit mbrëmjen e 6 tetorit, komuniteti evropian ngriti shqetësime lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ekspertët juridikë, ndërkaq, kanë paralajmëruar më herët se ndryshimet që prekin mandatin e tyre mund të ngrenë çështje kushtetuese dhe probleme në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit.
A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji? Dhomat e Specializuara kanë thënë se nuk janë konsultuar për nismën. Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se gjykata ka mandat të përcaktuar në bazë të këmbimit të letrave, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ajo përmes një video-mesazhi ka argumentuar se Gjykata Speciale garanton procese të pavarura dhe të paanshme në shërbim, siç ka thënë ajo, të drejtësisë. Ky deklarim i saj është përballur me kritika në Kosovë./REL
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, d...
Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë katër mandate të garantuara në Parlament, si mënyrë për të siguruar...
Autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro gjatë një operacioni të zh...
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dho...
Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjetë persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave në vlerë mijëra euro në ...
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligj...
Miratimi i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte kthyer në kusht për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor, në dit&eu...
Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që dek...
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ush...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...