Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...

Rreth një muaj e gjysmë pas ndërprerjes së fundit të seancës konstituive, deputetët e legjislaturës së nëntë do të mblidhen sërish këtë të premte për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit. Seanca është thirrur për në orën 10:00 dhe ka një pikë të vetme në rendin e ditës: zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Kjo seancë vjen menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila trajtoi kërkesën e ngritur nga Lista Serbe, që kishte kontestuar përfundimin e seancës konstituive pa zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre për nënkryetar.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se mospropozimi i një kandidati nuk mund të përdoret si mjet për të bllokuar konstituimin e Kuvendit, duke sqaruar se Kuvendi mund të funksionojë edhe pa zgjedhur të gjithë nënkryetarët.
Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar një nënkryetar nuk nënkupton edhe të drejtën për të penguar procesin parlamentar. Po ashtu, është theksuar se votimi i ndarë për nënkryetarët është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht kundërshtimeve nga disa parti politike.
Gjykata ka cilësuar si të ligjshme edhe zgjedhjen e Emilja Rexhepit si nënkryetare e Kuvendit, duke e konsideruar këtë proces si të rregullt kushtetues.
Të enjten u bënë tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa konstituimi i plotë i Kuvendit mbetet i papërfunduar që nga seanca e parë e mbajtur më 15 prill. Me zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kuvendi do ta përmbyllë më në fund këtë proces dhe do t’i hapë rrugën krijimit të qeverisë së re.
Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka nisur një afat 12-ditor për përfundimin e konstituimit, por institucioni nuk ka përcaktuar qartë se cilat janë pasojat nëse ky afat nuk respektohet.
Gjykata Kushtetuese ka vënë në dukje se dështimi për konstituim nuk ka ardhur për shkak të mungesës së kandidatit, por për shkak të mosvotimit nga shumica e deputetëve të Kuvendit. Në seancat e mëparshme nuk kanë votuar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Listës Serbe, dhe në disa raste as ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Gjykata ka rikujtuar se pjesëmarrja dhe votimi në seanca është detyrim kushtetues për çdo deputet, duke nënvizuar se votimi, qoftë për, kundër apo me abstenim, është pjesë e funksionimit demokratik të Kuvendit.
Me vetëm një pikë në rend dite – zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb – seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës dhe për nisjen e procesit për formimin e institucioneve të reja.
Tani pritet të shihet nëse deputetët do ta përmbushin këtë obligim kushtetues, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë bllokade institucionale.
Burgjet në Belgjikë janë të mbushur në limitet e tyre dhe mungojnë rreth 2000 vende. Qeveria belge po bën përpjekje t&...
Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar një audio-përgjim, në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arres...
Një raport i Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP tregon se numri i premtimeve që kanë bërë bashkërisht k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa media për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës, kryesisht media serbe nga...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen n...
Fatmir Sheholli u arrestua sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. Në media janë publikuar pamje të reja nga arrest...
Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencion...
Autoritetet në Serbi thanë se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale t&eum...
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive më 10 tetor n&eu...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërko...