Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa media për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës, kryesisht media serbe nga Kosova dhe Serbia, pas shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e këtij trupi, që thanë se disa nga këto media janë “të njohura për propagandë dhe shpifje kundër Kosovës”.
Anëtarët e KQZ-së i kërkuan Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike që të bëjë verifikime të mëtejme për këto media.
“Nëse mendoni që duhet bërë verifikime të mëtejme, do të bëjmë”, tha drejtori i kësaj zyreje Besnik Buzhala.
Gjatë mbledhjes të mbajtur më 9 tetor u akredituan 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.
AGK, e “shqetësuar” me vendimin e KQZ-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shprehu shqetësim për vendimin “e paprecedent” të KQZ-së për mosakredimin e asnjë media në gjuhën serbe.
“Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike. AGK-ja e sheh këtë vendim si të papranueshëm dhe që shkon në kundërshtim me vlerat demokratike të Kosovës, dhe lirinë e medias në vend. Mediat në gjuhën serbe në Kosovë, janë të regjistruara në ARBK si biznese, ose në MBP si OJQ”, tha AGK-ja, duke shtuar se serbët në Kosovë kanë të drejtë kushtetuese që të informohen për një proces kaq të rëndësishëm në gjuhën e tyre, që është gjuhë zyrtare.
AKG-ja inkurajoi të gjitha mediat e refuzuara që të ankohen menjëherë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Reagime për vendimin pati edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë dhe dega e saj në Kosovë, që e vlerësuan vendimin e KQZ-së si diskriminues dhe kërkuan reagim urgjent nga Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Gazetarëve, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Ndërkaq, misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe.
“Zgjedhjet e lira dhe transparente varen nga qasja e hapur dhe e njëjtë për të gjitha mediat për të vëzhguar, raportuar dhe informuar publikun për zhvillimet zgjedhore. Kufizimi i akreditimit të mediave në bazë të përkatësisë së perceptuar ndaj komunitetit, gjuhës ose qëndrimit editorial kufizon aftësinë e gazetarëve për të kryer detyrat e tyre profesionale”, tha OSBE-ja.
Për Radio Kim, vendimi i KQZ-së është “një lloj skandali”
Një nga mediat që nuk u akreditua është edhe Radio Kim nga Çagllavica. Redaktorja në këtë media, Zorica Vorguçiq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se vendimi i KQZ-së për të mos akredituar asnjë medium që raporton në gjuhën serbe është “një lloj skandali”.
Ajo theksoi se media ku ajo punon e kishte dërguar me rregull dhe me kohë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkon KQZ-ja për akreditim, kishte marrë konfirmimin për pranimin e kërkesës, por të enjten kishte parë njoftimin për refuzim.
“As nuk patën mirësinë të na njoftojnë se jemi refuzuar. Nuk e di cila është arsyeja, sepse nuk e kanë bërë të ditur”, tha ajo.
Vorguçiq theksoi se Radio Kim ka ndjekur të gjitha proceset zgjedhore që nga periudha pas luftës dhe se gazetarët e tyre kanë marrë rregullisht akreditime, përfshirë ato për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ajo shtoi se ndër mediat e refuzuara janë pothuajse të gjitha ato që raportojnë në gjuhën serbe – qoftë lokale të regjistruara në Kosovë apo nga Serbia që kanë korrespondentë në Kosovë.
“Kush do të raportojë për votimin në mjediset me shumicë serbe kur asnjë ekip gazetaresk nuk është akreditur? Kjo duhet të jetë një alarm për komunitetin mediatik, pavarësisht nga cila grup etnik vjen… Ky është një alarm për shoqatat profesionale, OSBE-në dhe BE-në. Shpresoj që dikush nga të përmendurit të reagojë dhe të ndërmarrë diçka”, deklaroi ajo.
Çfarë thanë anëtarët e KQZ-së?
Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që mediat ndërkombëtare të ndahen nga ato nga arena ndërkombëtare, shtetet që e njohin Kosovën me ato që vijnë nga Serbia, “të cilat edhe janë të njohura për propagandën, shpifjen që e bëjnë dhe luftën speciale që e bëjnë ndaj Kosovës”.
Ai mori shembull Radio Televizionin e Serbisë që tha se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e trajton “si pjesë të Serbisë”.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti, përmendi media të tjera që, sipas tij, ndjekin politikën e Serbisë dhe financohen nga ky shtet. Ai tha se në Kosovë ka të regjistruara media në gjuhën serbe, por i përkasin një grupi të mediave me seli në Beograd, që sipas tij, “është i lidhur me pushtetin atje”. Për media të tilla, ai tha se nuk mund të votojë.
Edhe dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e panë si problematike listën e rekomanduar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
“Lista duhet të kthehet në Komisionin e Pavarur për Media dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe ata të japin përgjigje nëse ka ndonjë media apo individë brenda tyre që mund të cenojnë rendin publik apo edhe interesin e përgjithshëm”, tha Ilir Gashi.
Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pranoi se qëndron shqetësimi i ngritur për mediat nga Serbia. Ai tha se media të tilla nuk janë në databazën e KPM-së dhe në praktikë nuk kërkohet që ky institucion të japë leje që ato të operojnë në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.
“Është krejt në autoritetin e KQZ-së dhe cilido institucion tjetër që t’i akreditojë ose jo për zgjedhjet lokale. Nëse nuk kemi informacione për media që nuk janë të regjistruara, është problem të votohet lista”, tha ai.
Por, këto arsyetime u kundërshtuan nga përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban. Ajo tha se nuk ka logjikë që të prejudikohet paraprakisht se këto media mund të bëjnë diçka dhe prandaj nuk po akreditohen.
Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor. Qytetarët në 38 komuna do të zgjedhin udhëheqësit e rinj dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Vendimi i KQZ-së për mosakredimin e mediave që vijnë nga Serbia vijnë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë akuzuar Serbinë se po ndërhyn në këto zgjedhje./REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen n...
Fatmir Sheholli u arrestua sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. Në media janë publikuar pamje të reja nga arrest...
Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencion...
Autoritetet në Serbi thanë se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale t&eum...
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive më 10 tetor n&eu...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërko...
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të enjten një burrë kosovar të dyshuar për përfshirje në spiunazh. Prokuroria Sp...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka njoftuar të enjten se në pikëkalimin e Merdarit &e...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar analisti i njo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar përparimin e arritur në negociatat për paqe mes Izraelit dhe Hamasit, ku të dyja pa...