Një 19-vjeçare nga Peja ka rrëfyer për emisionin “Kiks Kosova” pretendimet e saj për ngacmim seksual nga burri i tezes, i cili në atë kohë ishte zyrtar policor në rajonin e Pejës. Sipas saj, ngacmimet kishin nisur kur ajo ishte ende e mitur dhe kishin vazhduar për rreth dy vite.
E reja pretendon se ish-polici i dërgonte vazhdimisht mesazhe dhe i drejtohej me fjalë si “zemër” dhe “të dua”, ndërsa në disa raste i kishte kërkuar edhe takime jashtë qytetit të Pejës. Për të dokumentuar rastin, ajo kishte vendosur ta incizonte fshehtas, ndërsa materialet e siguruara janë prezantuar edhe në emisionin “Kiks Kosova”.
Sipas kronikës, në videot e realizuara dëgjohet i dyshuari duke insistuar për takim dhe duke i thënë se ajo tash e dy vite po ia shtynte daljen bashkë. Viktima pretendon se ai e përcillte vazhdimisht dhe e dinte orarin e lëvizjeve të saj, përfshirë rrugën për në shkollë.
Si prova në Prokurorinë Themelore në Pejë janë dorëzuar edhe mesazhe komunikimi në rrjetin social Viber, ndërsa Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarit policor për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Megjithatë, Gjykata Themelore në Pejë e ka liruar nga akuza të dyshuarin, duke e shpallur të pafajshëm. Prokuroria ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke vlerësuar se gjatë hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin për fajësinë e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, deklaroi se i dyshuari ishte arrestuar gjatë fazës fillestare të hetimeve dhe ndaj tij ishte kërkuar paraburgim. Ai shtoi se Prokuroria, si gjatë hetimeve ashtu edhe në procedurën gjyqësore, ka kërkuar dënimin e ish-policit duke u bazuar në provat e administruara.
Në dosjen e Prokurorisë përfshihet edhe dëshmia e një shoqeje të viktimës, e cila kishte deklaruar se e kishte parë disa herë të dyshuarin duke e përcjellë 19-vjeçaren pranë shkollës. Sipas saj, viktima kishte hezituar ta raportonte rastin për shkak të lidhjeve familjare me të dyshuarin.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
11 Maj19:16
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e list&eum...
KOSOVA
11 Maj18:23
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë
Peja është tronditur këtë të diel nga një tragjedi e rëndë familjare, ku dy vëllezër kanë humbur jetë...
KOSOVA
11 Maj08:10
REL: Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe – një organizatë q...
KOSOVA
10 Maj19:17
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë më 11 maj një ...
KOSOVA
9 Maj16:47
Marta Kos do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës në vitin 2024
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 ...
KOSOVA
9 Maj13:53
LDK vendos, Osmani kandidate për presidente dhe bartëse e listës, Abdixhiku kandidat për kryeministër
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jet&e...
KOSOVA
9 Maj12:09
Vetëvendosje nominon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër
Tri ditë para fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamenta...
KOSOVA
8 Maj22:03
Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se m&...
KOSOVA
8 Maj19:57
Kërcënim me vdekje nga terroristët serbë, Kurti: Dëshmuan se janë kriminelë, kanë ndikim në Beograd
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi nga organizata terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veri...
KOSOVA
8 Maj19:06
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë p&...