KOSOVA

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2026, 19:06
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare thonë se shtyrja është e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle.



Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor – i cili nisi para gjashtë vjetëve me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi – po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.

Aktgjykimi pritej të shpallej në mesin e këtij muaji, rreth tre muaj pas përfundimit të gjyqit në shkurt. Dhe, vendimi për shtyrjen e tij përtej 20 korrikut, u cilësua si “i paarsyeshëm”.


Gjykata – e cila formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë – u arsyetua se shtyrja erdhi për shkak të “kompleksitetit të rastit” pa dhënë më shumë shpjegime.

Dy ekspertë të huaj të drejtësisë ndërkombëtare – Mathias Holvoet dhe Iva Vukushiq – thonë për Radion Evropa e Lirë se janë disa faktorë që e kanë shtyrë panelin gjyqësor ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit edhe për të paktën dy muaj: numri i të pandehurve, volumi i provave dhe numri i lartë i dëshmitarëve.


“Një arsye e zakonshme është sasia e provave, e cila mund të arrijë në dhjetëra mijëra materiale, numri i madh i faqeve dhe vështirësia e argumenteve (kompleksiteti juridik, që kërkon shumë hulumtim dhe diskutim nga hartuesit e aktgjykimit)”, thotë Vukushiq, historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Vukushiq me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se numri i të akuzuarve gjithashtu e rrit ngarkesën e punës së panelit gjyqësor.

Që të gjithë të pandehurit i kanë ekipet e veta mbrojtëse dhe kjo, sipas Vukushiqit, shton sasinë e punës për gjykatësit, sepse “secili mund të paraqesë argumente të ndryshme ose, ndonjëherë, edhe të përpiqet të zhvendosë fajin te dikush tjetër”.

Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima. Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara. Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan në këtë gjyq, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë.

Mathias Holvoet, ligjërues i së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se ky rast gjyqësor është “kompleks, nuk ka dyshim për këtë”, prandaj edhe vjen një shtyrje e tillë.

“Mendoj se është kompleks, para së gjithash, sepse keni të bëni me katër të pandehur. Pra, nuk është vetëm një për të cilin duhet të merret vendimi, janë katër. Pra, kjo e bën të ndërlikuar”, vë në pah Holvoet.

Çfarë reagimesh kishte?

Reagime kishte nga partia më e madhe opozitare në vend e deri të kryeministri në detyrë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – ndër themeluesit e të cilës ishte ish-presidenti Thaçi – tha se shtyrja ishte “goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.

Ajo e quajti atë “dënim i heshtur ndaj tyre përmes vonesave të përsëritura” në një reagim më 6 maj. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti – i cili është kritik i kamotshëm i gjykatës – tha se ajo nuk është transparente me Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendit tonë në shërbim të së cilit thuhet se është. Edhe një herë theksoj se Kosova ka nevojë për gjykatë normale, jo për gjykata speciale”, u tha Kurti gazetarëve më 7 maj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kritikoi gjithashtu vendimin, duke thënë më 6 maj se ai “thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”.

Holvoet thotë se, pavarësisht reagimeve në Kosovë, shtyrja e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast nuk është e pajustifikueshme, duke e ditur kompleksitetin e çështjes.

“Kur krahasohet me gjykata të tjera, për shembull, Gjykata Ndërkombëtare Penale, aty kur mbyllet gjyqi, ndonjëherë zgjat shumë më tepër shpallja e aktgjykimit. Pra, nga kjo perspektivë, nuk mendoj se është e pajustifikuar që ata zgjasin më shumë”, thekson Holvoet.

Një vajë e mbeshtjellë me flamurin kombëtar shqiptar dhe me plis në kokë merr pjesë përkrah një vajze tjetër me flamurin e UÇK-së në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, 13 dhjetor.

Por, sipas tij, në këtë rast është shumë e rëndësishme mënyra se si dhe kur Gjykata Speciale njofton për një shtyrje të tillë.

Gjykata kishte njoftuar në shkurt, pas mbylljes së çështjes më 18 shkurt, se gjykatësit do t’i fillonin kuvendimet për të marrë vendimin e gjykimit brenda 90 ditësh, pa e cekur një datë fikse. Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar se shpallja e vendimit do të mundë të shtyhej për 60 ditë.

Për këtë shtyrje dymuajshe ajo njoftoi më 6 maj, pak para se të mbusheshin tre muaj nga mbyllja e çështjes.

Rregullorja e procedurës dhe e provave e gjykatës thotë se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore dhe se mund të ketë një zgjatje jo më të gjatë se 60 ditë, përveçse kur është patjetër e nevojshme.

Çfarë pritet tash?

Gjykata në njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk nënkupton se aktgjykimi do të shpallet atë ditë, dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër nëse është patjetër e nevojshme.

Holvoet thotë se një shtyrje tjetër mund të sinjalizojë mospajtime mes tre gjyqtarëve që duhet të vendosin për aktgjykimin, edhe pse nuk kërkohet njëzëshmëri.

“Nëse vazhdon të shtyhet, atëherë mendoj se ka vërtet mosmarrëveshje mbi çështjet themelore. Mbi përgjegjësinë, sigurisht, dhe pastaj edhe mbi dënimin. Sepse, atëherë ndoshta nuk ka më të bëjë me kompleksitetin, por ndoshta me mosmarrëveshje midis gjyqtarëve”, thekson ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

“Drejtësi, jo politikë”: Marshi i mijërave njerëzve në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan