U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të largohen nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa jashtë institucionit vijojnë tensionet dhe protesta për votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Specialen. Zhvillimi vjen pasi takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës përfundoi pa një marrëveshje të bërë publike, duke shtuar pasigurinë për një kompromis mes LVV-së dhe PDK-së.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të largohen nga Kuvendi i Kosovës mbrëmjen e së hënës, pas një dite të gjatë tensionesh brenda dhe jashtë institucionit.
Largimi i deputetëve vjen ndërsa jashtë Kuvendit vijon protesta me kërkesën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të votohen përfundimisht. Gjatë pasdites protestuesit kishin bllokuar hyrjet dhe daljet, duke kundërshtuar largimin e deputetëve pa përfunduar votimi i ligjit.
Por zhvillimet e fundit politike kanë zbehur shanset për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa ndonjë marrëveshje të bërë publike. Menjëherë pas tij, Hamza mblodhi Grupin Parlamentar të PDK-së për të diskutuar situatën.
Në qendër të përplasjes mes dy forcave politike është radha e dy proceseve: votimi përfundimtar i ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
PDK-ja kërkon që ndryshimet për Specialen të votohen fillimisht edhe në lexim të dytë dhe më pas të kalohet te çështja e presidentit. Vetëvendosja, nga ana tjetër, ka kërkuar që pas miratimit në parim të ligjit të procedohet me zgjedhjen e presidentit dhe vetëm më pas të rikthehet votimi përfundimtar i ndryshimeve për Specialen.
Koha për kompromis po ngushtohet, pasi afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Në këtë situatë, mungesa e një dakordësie mes Kurtit dhe Hamzës e mban të hapur ngërçin politik.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit situata është tensionuar gjatë gjithë pasdites. Protestuesit kanë kërkuar votimin e ligjit edhe në lexim të dytë, ndërsa në disa raste kanë penguar fizikisht largimin e personave nga zona e institucioneve.
Gjatë protestës janë përdorur edhe mjete piroteknike, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës pas bllokimit të hyrjeve. Deputeti i Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, u kap nga protestuesit teksa tentonte të largohej dhe u kthye drejt Kuvendit. Tensione pati edhe me ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili u pengua të largohej dhe më pas u shoqërua nga policia.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua në parim me 91 vota pro dhe asnjë kundër, por nuk është votuar ende përfundimisht. LDK-ja nuk mori pjesë në votim.
Në këto kushte, nisja e largimit të deputetëve të Vetëvendosjes, mungesa e një rezultati të shpallur nga takimi Kurti-Hamza dhe mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së sinjalizojnë se palët mbeten ende larg një marrëveshjeje, ndërsa afati për çështjen e presidentit po shkon drejt fundit.
Situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë paralajmëruar ...
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar në një atmosferë të tensionuar ka përfunduar, ndërsa jashtë godinës ...
Tensionet u ndezën jashtë Parlamentit të Kosovës kur protestuesit e detyruan deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Fahrush Rexhe...
Situata mbetet ende e tensionuar, protestuesit po vazhdojnë të gjuajnë me mjete shpërthyese në drejtim të kuvendit. Pak më p...
Në seancën e jashtëzakonshme plenare në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij, duke vlerësuar ...
Është votuar në parim Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen. Deputeti Përparim Gruda ka paraqitur pr...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Kryetari i PDK-së, Bedri Ham...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Nisma e PDK-së për nd...
Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit P...
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kaloj&...