KOSOVA

Detaje tronditëse për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë. U njohën në Snapchat, u në motel dhe përfundoi e braktisur në mal

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 15:07
Detaje tronditëse për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë

Një rast jashtëzakonisht i rëndë dhunimi është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku një grua rreth 30 vjeçe ka përjetuar dhunë seksuale dhe keqtrajtim çnjerëzor nga dy persona të dyshuar.

Sipas informatave, viktima A.H. 30 vjeçare ishte njohur me njërin nga të dyshuarit përmes rrjetit social Snapchat, të cilin e njeh vetëm sipas inicialeve L.G. Takimi i parë mes tyre ka ndodhur fizikisht në një pikë karburanti në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Pas këtij takimi, viktima ka pranuar të shkojë me të dyshuarin në motelin “Paris” në Fushë Kosovë. Sipas deklarimit të saj, menjëherë pasi kishin hyrë në dhomë, i dyshuari ka ftuar edhe një person tjetër të panjohur. Të dy dyshuarit, sipas viktimës, fillimisht i kishin ofruar alkool dhe më pas edhe substanca narkotike, duke e vënë në një gjendje të rëndë fizike dhe psikike.

Në këto rrethana, viktima deklaron se ishte dhunuar seksualisht nga të dy personat. Duke tentuar të shpëtojë, ajo kishte dalë nga dhoma dhe ishte drejtuar drejt garazhit të objektit, por aty ishte kapur sërish nga të dyshuarit, të cilët e kishin futur me forcë në pjesën e pasme të veturës, duke e detyruar të qëndrojë e shtrirë.

Sipas deklarimit, viktima ishte transportuar me veturë drejt një zone malore në afërsi të fshatit Llapushnik, komuna e Drenasit, ku të dyshuarit e kishin nxjerrë nga automjeti dhe e kishin braktisur në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Viktima është hasur më vonë nga njësia e autostradës në afërsi të rrugës së Pejës, pranë HIB Petrol, në gjendje të rënduar, ku ka marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Pas stabilizimit, ajo ka dhënë deklaratën e saj para organeve kompetente.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Dhunim”, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime të detajuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë, ndërsa institucionet janë duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?