KOSOVA

Detaje tronditëse/ Vrasja e Liridona Ademajt, autori përfshin edhe emrin e Behgjet Pacollit: Ishte në dijeni, Naim Murseli më urdhëroi

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 15:33
Detaje tronditëse/ Vrasja e Liridona Ademajt, autori përfshin edhe

Detaje tronditëse kanë dalë këtë të enjte nga seanca gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. I akuzuari për këtë vrasje, Granit Plava, e ka ndryshuar deklaratën e tij, duke pohuar para gjykatës se vrasja u krye në bashkëpunim me bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli.

Gjatë seancës së ditës së sotme, Plava u tërhoq nga deklaratat e bëra më herët, teksa ka pretenduar se tani është duke treguar të vërtetën. Ai theksoi se deklaratat e mëparshme i kishte bërë në bazë të marrëveshjes që kishte me Murselin. Teksa iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij, Skënder Gojani, Plava pranoi se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe ishte në dijeni të veprës për të cilën po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka treguar kush do ta kryente veprën, vetëm më tha se do të marrësh përgjegjësinë ti. Pa u bë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam,” tha Plava, duke theksuar më tej një tjetër detaj tronditës.

Sipas asaj që ai ka deklaruar në sallë dhe raportimit që mediat vendase i kanë bërë, mësohet se lidhur me këtë ngjarje ka qenë në dijeni edhe biznesmeni Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në nëntor të vitit 2023, Pacolli përmes një njoftimi zyrtar sqaroi raportin që kishte me Naim Murseli dhe Liridona Ademajn. Asokohe ai hodhi poshtë aludimet se Murseli kishte mbajtur postin e këshilltarit të tij, duke theksuar se me të njihej që kur ishte adoleshent dhe se e ka ndihmuar disa herë për punë biznesi.

Madje biznesmeni bëri me dije se së bashku me bashkëshorten e tij janë kumbarë të një prej djemve të çiftit.

"Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m'u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri. Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij.

Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, ka deklaruar më herët Pacolli.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?