Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një aktvendimi lirues nga Gjykata Speciale.
Në një intervistë për mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndonëse i rezervuar shprehu qëndrimin mbi zhvillimet politike në Kosovë.
Ish-presidenti i Kosovës që është gjykuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe po pret një vendim gjykate tha se ka lënë prapa garën politike, por jo edhe jetën politike.
“Ju pyetni nëse jeta ime politike ka mbaruar. E shoh garën politike pas meje, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit në të ardhmen. I përulem popullit të Kosovës që më ka treguar besim, respekt dhe mbështetje për vizionin tim politik për dy dekada. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time të thellë për partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë punuar ngushtë me mua për të realizuar vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Ndihem i përmbushur në karrierën time politike”, është shprehur Thaçi.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës u pyet edhe nëse do e këshillonte kreun e tanishëm të kësaj partie që në emër të zhbllokimit të situatës politike në Kosovë të arrinte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për çka Thaçi tha se në rend të parë duhet të vijë interesi i qytetarëve të Kosovës.
“Prioriteti im janë procedurat ligjore nëpër të cilat po kaloj aktualisht. Sidoqoftë, ajo që mund të them është se në Kosovë, të gjithë duhet të vendosin gjithmonë interesat e qytetarëve kosovarë mbi interesat e partisë”, është shprehur shkurt ish-presidenti për FAZ.
Megjithatë, Hashim Thaçi nga Haga e ka parë si të humbura politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.
“Pesë vitet e fundit duket se kanë qenë të humbura për Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në, SHBA-në dhe Perëndimin në tërësi. Kjo është e rëndësishme për një shtet dhe shoqëri në tranzicion. Sanksionet kundër institucioneve të Kosovës janë një shkak për shqetësim. Mbajtja e marrëdhënieve të mira dhe të ndershme me aleatët tanë strategjikë është në interesin kombëtar të Kosovës”, u shpreh ai.
Hashim Thaci në këtë intervistë ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa ka sqaruar se si erdhi deri te themelimi i Dhomave të Specializuara, tha se akuzat për trafikim organesh ishin të fabrikuara nga agjentë rusë dhe se kjo ishte “premtimi” i perëndimit në kërkesën për formimin e DhSK-së.
Megjithatë, shtoi se pret që e vërteta të triumfojë.
“Shpresa jonë tani është që ky proces të kontribuojë në të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin. Jam i bindur se gjyqtarët e kanë dëgjuar dhe parë të vërtetën. E vetmja pyetje që mbetet është se çfarë do të bëjnë me të”, u përgjigj Thaçi për FAZ.
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së u shpreh se e vërteta e luftës në Kosovë është e qartë dhe se gjyqi ndaj tij nuk duhet të mbështetet në “provat” e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
“Kosova kurrë, në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, nuk sulmoi as edhe një centimetër të territorit serb. Duhet të kujtojmë se populli i Kosovës po luftonte kundër shtypjes; Ata po luftonin fjalë për fjalë për të drejtën e tyre njerëzore për të ekzistuar në këtë tokë. Bëhej fjalë për mbijetesën e tyre si individë dhe si popull. Ky proces nuk duhet të përdoret si mjet për të rishkruar historinë dhe për të zvogëluar vuajtjet e vërteta të një populli”, deklaroi Thaçi.
Ish-presidenti i Kosovës është pyetur edhe për ish-prokurorin special Jack Smith dhe nëse mendon që i njëjti është i ndikuar politikisht siç deklaron presidenti amerikan, Donald Trump.
“Në këtë pikë, mund të flas vetëm për një parim, të cilin e konsideroj universal: Ligji nuk duhet të përdoret kurrë si instrument politik. Kosova gjithmonë e ka konsideruar Perëndimin si një model për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Këto janë standardet që ne po përpiqemi t’i zbatojmë edhe në shoqërinë tonë”, përfundoi intervistën Hashim Thaçi.
Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë n&eum...
Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, njoftoi se dy ambulanca të mjekësisë familjare, në fshatrat Banjë dhe Syrigan...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yve...
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të shkojë n&eum...
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Ku...
Është nxjerrë trupi i pajetë i turistit amerikan (rreth 24-vjeçar), i cili vdiq pas një vetaksidenti me motoçikletë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Londër. Zyra e Kryeministrit njoftoj se ai atje është prit...
Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të K&eu...