Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Dy vëllezërit e akuzuar në rastin e sulmit terrorist në Ibër Lepencit, janë duke u hetuar edhe për vrasje, të kryer në rajonin e Pejës. Kjo është bërë e ditur në seancën fillestare, ku ata u deklaruan si të pafajshëm për sulmin e kryer në Varagë, nëntorin e vitit 2024.
Përkundër provave të forta që i lidhin me një prej akteve më të rënda terroriste të kryera në vendin tonë, tre të akuzuarit për rastin “Ibër Lepenci” thanë se nuk ndihen fajtorë.
Ata u deklaruan në seancën fillestare, që u mbajt pas një kërkese të rrëzuar të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu. Deklarimet e tyre, erdhën pasi Kodraliu lexoi aktakuzën, për veprat “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe atë të spiunazhit.
”Dëshiroj të deklaroj se nuk ndihem fajtor për veprën penale, e cila më vihet barrë”, ka thënë i akuzuari Igor Dimoviq.
Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, ua rikujtoi atyre periudhën 30 ditore për kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave./ Dukagjini
Por në seancë, u kuptua edhe një tjetër çështje: që të dy vëllezërit Viqentijeviqit, janë duke u hetuar edhe për vrasje nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe këtë e bënë të ditur derisa u konfirmuan të dhënat e tyre personale.
Përkundër që për rastin në fjalë nuk ka ende aktakuzë, Nebojsha Vllajiq, avokati i Jovan Viqentijeviq, kërkoi që lëndët të bëhen bashkë. ”Kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj klientit që po zhvillohet në Gjykatën në Pejë, ku akuzohet me vëllain për vrasje”, deklaroi Vllajië.
“Lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ne do t’i parashtrojmë në këtë gjykatë në formë të shkruar brenda afatit, por njëkohësisht do ushtrojmë kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj të mbrojturit që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha ai.
Por, kërkesa mori një kundërshtim të shpejtë nga prokurori Bekim Kodraliu, i cili potencoi se rasti është ende në fazën hetimore.
“Ai (avokati) është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje juridike. Procedura penale në Pejë është duke u zhvilluar, është procedurë nën hetim dhe nuk ka mundësi ligjore që e njëjta lëndë të bashkohet me lëndën që është vetëm duke u zhvilluar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në kompetenca të Gjykatës Themelore në Pejë, ngase do të pengonim hetimin në Pejë”, deklaroi Kodraliu, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kishin vendosur rreth 20kg eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit”, ndërsa Igor Dimoviq, akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Mbreti Charles III ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në ...
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, sonte ë...
Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, qeveria e të cilit u konfirmua vetëm disa d...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kosova se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka leju...
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026, u ballafaquan qëndrime të kundërta mes ...
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e pal...
Largohuni ose integrohuni në sistemin arsimor të Kosovës – ky është ultimatumi që i është dhënë nj&eum...
Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-...
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch e konsideron absurde kërkesën e Prokurorisë për dënim me burgim nga 45...