I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi zgjedhor ishte i qetë, përfshirë edhe veriun e Kosovës, dhe pjesëmarrja në votime në nivel vendi ishte pak më shumë se 39 për qind. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Balotazh në 17 komuna
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, në 21 komuna zgjedhjet përfunduan në raundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të ketë balotazh më datën 9 nëntor. Në qytetet më të mëdha të Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë nuk kishte fitues kësaj radhe, por do të ketë një raund të dytë. Lista Serbe, e cila mori pjesë në këto zgjedhje me kandidatët e saj, ka fituar nëntë nga dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe.
Sipas rezultateve paraprake te KQZ-së, në Prishtinë do të përballen në raund të dytë Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.
Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.
Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.
Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.
Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.
Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.
Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.
Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.
Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së.
Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.
Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së.
Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.
Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.
Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.
Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.
Garën pa balotazh e përmbyllin: Agim Aliu i PDK-së në Ferizaj, Imri Ahmeti i LDK-së në Lipjan, Kadri Rahimaj nga LVV-ja në Kamenicë, Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan, Ilir Ferati i LDK-së në Istog, Shpejtim Bulliqi i LVV-së në Podujevë, Sami Lushtaku i PDK-së në Skënderaj, Ekrem Kastrati në Malishevë dhe Ramiz Lladrovci nga partia "Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin në Drenas.
Fitore e Listës Serbe
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Beogradit fitoi katër komunat e veriut të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Kjo parti ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Sipas KQZ-së, procesi i votimit u zhvillua normalisht në veri të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe, të cilat për gati tash e tri vjet udhëhiqeshin nga kryetarë shqiptarë. Ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi të dielën se priste pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se "ky veprim nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”. Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ajo, "influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Atmosferë e qetë dhe demokratike
Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i cili tashmë është i mandatuar për krijimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale tha se qytetarët e Kosovës ditën e dielë "dëshmuan kulturën demokratike”. "Me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi”, shkroi Kurti, duke shtuar se "tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”.
Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore "Demokracia në Veprim” dhe KDI, që kishin të mobilizuar qindra vëzhgues gjithandej Kosovës, thanë se procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike. "DnV u bën thirrje të gjithë komisionerëve që të vazhdojnë numërimin me të njëjtin përkushtim, duke ditur se ky proces është po aq i rëndësishëm sa votimi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre të presin me qetësi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve dhe të demonstrojnë përgjegjësi politike e qytetare”, thuhet në një njoftim të DnV-së.
Në këtë garë për zgjedhjet lokale të certifikuar ishin 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale. Në zgjedhje morën pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit u zhvilluan në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Fushata për zgjedhjet lokale u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike – Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – të cilat garuan në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal./DW
Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatë...
Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të till&e...
Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave Në bazë t...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë, ku duket se rreth mesnatës do të dalë rezultati p&...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një dalje për mediat nga selia, ka shpallur fitoren e partisë së ...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpallur fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në tri komuna: Istog, Lipjan dhe Junik, ...
Është mbyllur numërimi i kutive me fletët e votimit në komunën e Junikut. Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe në...
Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë. Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosov&...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve...