EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por ajo është akuzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë se po e zvarrit procesin “qëllimshëm”, pavarësisht se po rrjedh një afat kushtetues për këtë.
Duke folur në një seancë parlamentare të enjten, kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i LVV-së, bëri thirrje për bashkëpunim, duke thënë se vendi nuk ka luks për vonesa e bllokada.
“Tani na duhet të punojmë sa më shumë që të mundemi së bashku, e jo të kemi bllokada të reja. Bllokadat, grackat, kleçkat, taktikat nuk janë mendësi e zhvillimit, por e ngecjes. Koha që të ecim përpara dhe të jemi në krye të detyrës”, tha Kurti drejtuar ligjvënësve.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese u dha ligjvënësve 34 ditë kohë për ta zgjedhur kreun e shtetit, në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill dhe, nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, detyrën e presidentit do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Duke folur para seancës të enjten, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e akuzoi partinë e Kurtit se po e zvarrit procesin e zgjedhjes së presidentit të ri për interesat e veta.
“LVV-ja e ka një plan në kohë. Për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, prandaj nuk po nguten. Pastaj mbetet të shihet se si do ta menaxhojnë situatën, por ne varemi nga iniciativa e tyre”, tha Haradinaj.
Ndërkohë, megjithëse afati kushtetues po rrjedh, partitë parlamentare nuk kanë bërë ndonjë hap deri tani drejt arritjes së pajtueshmërisë për presidentin e ri.
Haradinaj tha se partia e tij, e cila ka 6 vende në Kuvend, nuk ka vendosur si të veprojë, në pritje të një lëvizjeje nga Kurti.
“AAK i ka votat, janë gjashtë, por ende nuk janë të përcaktuara se si do të veprohet. Nuk kemi asnjë zhvillim konkret dhe është e qartë që gjithçka lidhet me kohën, pra të shkojë Osmani, me qenë ushtruese e detyrës Haxhiu, dhe pastaj të shohim se çfarë do të bëjnë”, shtoi Haradinaj.
Kurti u tha ligjvënësve të enjten se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare të serishme “si ikje nga përgjegjësia që na takon”.
Zgjedhja e presidentit të ri dështoi në fillim të muajit të kaluar pikërisht për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive.
Dy kandidatë të paraqitur nga partia në pushtet, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim në mungesë të kuorumit gjatë një seance më 5 mars.
Për partitë opozitare, dy emrat e paraqitur nga partia në pushtet ishin të papranueshëm dhe ato këmbëngulën në marrëveshje politike ose të paraqitej një emër i pranueshëm për të gjithë.
Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet./ REL
Kryeministri Albin Kurti ka dërguar mesazh përkrahës për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Kurti ka theksuar se...
Nata mes 1 dhe 2 prillit përkon me 27-vjetorin e masakrës në Gjakovë ku serbët u morën jetën mizorisht burrave,grave dhe f&eu...
Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e radhës zyrtare do t’i ketë në Ligën e Kombeve, ku në grupin G bën pjesë me Au...
Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje...
Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi po vazhdon ta kontestojë ligjshmërinë e dorëzimit të provave nga ana e Zyrës s&e...
Nga tifozi më i thjeshtë dhe deri tek i pari i vendit, Albin Kurti, të gjithë në Kosovë dhe shqiptari duartrokitën përfa...
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për anulimin e takimit të procesit Bërdo-Brioni, i cili ishte planifikuar të mbahej në muajin m...
Një lajm i kobshëm ka mbërritur së fundmi pasi është ndarë nga jeta një ushtar i UÇK-së, Dilaver Rushiti. L...
Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron në rrj...
Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, k...