Dosja Balluku/ Gjoni: Nëse s’i hiqet imuniteti, Gjermania dhe Holanda do ushtrojnë më shumë presion ndaj Ramës!
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analisti...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pavarësisht se ka një javë që po rrjedh afati rreth njëmujor i vendosur nga gjykata më e lartë e vendit për këtë çështje. Javën e kaluar, Kushtetuesja Kushtetuese u dha ligjvënësve 34 ditë kohë për ta zgjedhur kreun e shtetit, në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill dhe ligjvënësit kanë tani kohë deri më 28 prill për ta emëruar pasuesin e saj.
Megjithatë, që nga nxjerrja e aktgjykimit për këtë afat, kanë kaluar shtatë ditë, e veprime në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje apo arritjes së një marrëveshjeje për presidentin nuk janë parë në publik. Burime të Radios Evropa e Lirë (REL) brenda dy partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), konfirmuan se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në PDK thanë se janë duke organizuar mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe se në këtë organ “do të përcaktohen qëndrimet zyrtare të partisë në raport me zhvillimet politike në vend”.
“Pas këtij procesi të brendshëm, PDK-ja do të dal me një qëndrim të qartë dhe të unifikuar për hapat e mëtejmë”, tha një zyrtar nga kjo parti.
Dy ditë më parë, kryeministri Kurti paralajmëroi se do t’iu d ërgojë ftesa liderëve të partive politike, por nuk tregoi se kur. Ai shtoi se do ta bënte këtë pas “konsultimeve të brendshme”, pa dhënë më shumë hollësi.
“Sa është e rëndësishme që ta trajtojmë me urgjencë është e rëndësishme edhe që të kemi edhe sukses. Sepse, në fund të fundit, nuk do të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që e arrijmë”, theksoi Kurti më 30 mars.
Politologu Dritëro Arifi vlerëson për REL-in se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i tërheqë dy kandidatët e propozuar për president, Glauk Konjufcën e Fatmire Mullhaxha-Kollçakun, që të krijojë hapësirë për diskutime me partitë e tjera.
“Esenca është a do të dërgojnë sinjale paraprake, siç thashë me largimin e atyre kandidatëve. Ata duhet ‘të japin dorëheqje’ teknikisht, që krijohet hapësirë për negociata më serioze”, thekson Arifi, duke shtuar se kësisoj diskutimet do të mund të zhvilloheshin në frymë kompromisi.
Zgjedhja e presidentit të ri dështoi në fillim të muajit të kaluar pikërisht për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive. Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim në mungesë të kuorumit.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha të mërkurën se çështja e zgjedhjes së presidentit varet nga takimet që do të zhvillohen.
Sipas tij, Vetëvendosje ka “vullnetin dhe gatishmërinë” që të gjejë një kompromis.
“Uroj që (përfaqësuesit e partive opozitare) do të reflektojnë pozitivisht dhe Kosova ta tejkalojë këtë krizë të panevojshme, e cila ka rrezik që të na çojë në zgjedhje, prapë po them të panevojshme”, tha Abrashi për agjencinë e lajmeve “EkonomiaOnline”.
Pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se përgjegjësia kryesore për çështjen e presidentit mbetet te shumica parlamentare.
“LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje serioze për zgjidhje, që garanton stabilitet dhe funksionim normal të institucioneve. Por, njëkohësisht, nuk do të bëhet alibi e dështimeve të askujt”, tha ai.
Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 4 prill, atëherë detyrën e presidentit do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.
Marrjen e detyrës nga Haxhiu, politologu Arifi e sheh si një nga arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje është duke shtyrë nisjen e diskutimeve me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, ndonëse të gjitha partitë politike deklarohen se janë të gatshme për zgjedhje, koha e mbajtjes së tyre mund të jetë më e përshtatshme për njërën palë se sa për tjetrën.
“Mendoj që në këtë rast partia në pushtet po luan me elementin kohë me qëllim që të krijoj presion por ndoshta edhe një zvarritjen e radhës për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha ai./REL
Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi po vazhdon ta kontestojë ligjshmërinë e dorëzimit të provave nga ana e Zyrës s&e...
Nga tifozi më i thjeshtë dhe deri tek i pari i vendit, Albin Kurti, të gjithë në Kosovë dhe shqiptari duartrokitën përfa...
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për anulimin e takimit të procesit Bërdo-Brioni, i cili ishte planifikuar të mbahej në muajin m...
Një lajm i kobshëm ka mbërritur së fundmi pasi është ndarë nga jeta një ushtar i UÇK-së, Dilaver Rushiti. L...
Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron në rrj...
Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, k...
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëz...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Sllov...
Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur në muajin janar në një argjendari ...