KOSOVA

Çfarë mund të ndodhë me 7 figurat e UÇK-së që u përmendën në Hagë?

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2026, 10:06

Çfarë mund të ndodhë me 7 figurat e UÇK-së

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi “ishin zbatues të zellshëm të qëllimit kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët”.

Si e përshkroi Specialja “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”?

Trupi gjykues e mbështeti ekzistencën e “qëllimit të përbashkët kriminal” në faktorë si: vrasjet e shqiptarëve të dyshuar si kolaboracionistë dhe të serbëve, komunikatat politike, luftën speciale, qendrat e ndalimit dhe tolerancën, pranimin dhe inkurajimin e krimeve ndaj kundërshtarëve.

Sipas gjyqtarëve, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së i kishin caktuar vetes dhe të tjerëve role e pozita, përmes të cilave “kontrolluan zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal”.

“Kriminalizim retrospektiv” i udhëheqjes së UÇK-së

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e quan “të paprecedentë” mënyrën se si Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci u emërtuan në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), ai tregon se në aktgjykime të tilla mund të thuhet se dikush ka “vepruar në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”.

Ndërkaq, avokati i licencuar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, thotë për REL-in se trupi gjykues kishte nevojë për “anëtarë” të tjerë si pjesë e këtij “qëllimi të përbashkët”, për t’i lidhur katër të dënuarit me krimet e kryera nga persona të tjerë.

Me këtë konstatim, sipas Nevenka Trompit, hulumtuese e TPNJ-së që ka ndjekur nga afër edhe procesin në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Gjykata Speciale e cilësoi gjithë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pjesëmarrës në “ndërmarrje kriminale”.

“Është një kriminalizim retrospektiv i strukturës qendrore komanduese të UÇK-së si tërësi, në një shkallë që aktgjykimet e vetë TPNJ-së nuk e vërtetuan kurrë”, thotë Tromp për REL-in.

A mund të nisë Prokuroria hetime ndaj shtatëshes?

Në një përmbledhje të aktgjykimit të 16 shtatorit thuhet se shtatë figurat e UÇK-së ranë dakord “për qëllimin e përbashkët kriminal”, por theksohet se atyre nuk u është konstatuar fajësia dhe se gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

Edhe avokati Qerkini pohon se fakti që ata përmenden në aktgjykim nuk përbën kallëzim penal për ta.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka pasur këta emra në aktakuzën e vet që nga viti 2020, dhe për gjashtë vjet nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tyre”, thotë ai.

Pikëpyetjen nëse shtatë të përmendurit mund të përballen me pasoja juridike, Qerkini thotë se “e mbyll përfundimisht” rasti i Sylejman Selimit, ngase Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte ndërprerë hetimet ndaj tij në shkurt të vitit 2025.

Sipas tij, edhe emrat e tjerë kanë kaluar nëpër procese gjyqësore, dhe këtu thotë se vlen parimi i njohur i të drejtës penale “jo dy herë gjykim për të njëjtën çështje”.

Javë më parë, nga Prokuroria Speciale i thanë REL-it se nuk pranojnë të komentojnë mbi “ekzistencën ose hollësitë e ndonjë hetimi”.

Sipas tyre, mandati i kësaj prokurorie vazhdon “derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe procedurat përkatëse kanë përfunduar”.

Shukri Buja, i përmendur nga trupi gjykues më 16 shtator, nuk beson se mund të ndiqet, pasi prokurorët e Speciales në vitin 2024 mbyllën hetimet që i kishin nisur ndaj tij pesë vjet më herët.

“Jam rasti i parë që i kanë mbyllur hetimet, dhe në njëfarë forme e kanë shpallur luftën time të drejtë dhe të panjollosur”, shprehet Buja për REL-in.

Ai thotë se nuk e njollos as emërtimi “anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ndryshe nga aktgjykimi që, sipas tij, “padrejtësisht” njollosi katër ish-krerët e UÇK-së.

Nëpër çfarë procese kaluan shtatë figurat e UÇK-së?

Disa nga shtatë figurat e përmendura në aktgjykim janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Më herët, ata kanë pasur përvoja të ndryshme me drejtësinë për çështje që lidhen me krimet e luftës.

Lahi Brahimaj dhe Fatmir Limaj u gjykuan nga TPNJ-ja, por të dy përfundimisht u shpallën të pafajshëm. Limaj u shpall gjithashtu i pafajshëm në rastet “Kleçka” dhe “Bellanica” në Kosovë.

Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi u dënuan nga gjykatat në Kosovë për krime lufte, ndërsa Selimi më vonë u shpall i pafajshëm në rigjykimin e njërit prej rasteve.

Sabit Geci u dënua në Kosovë për krime lufte ndaj civilëve, ndërsa Buja nuk ka kaluar nëpër ndonjë proces gjyqësor për krime lufte.

Sipas ish-prokurorit Nice, duhet pritur aktgjykimin e plotë për të parë nëse do të ketë një arsyetim pse u përmendën shtatë emrat në rastin ndaj katërshes së UÇK-së.

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim