KOSOVA

Gjenerali dëshmon në Hagë: Thaçi s’ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer krime. Në UÇK nuk kishte mekanizma kontrolli

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 17:10
Gjenerali dëshmon në Hagë: Thaçi s’ka pasur kontroll

Gjenerali Wesley Clark për deklaratën e tij se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit, tha se e ka thënë për shkak se nuk mendon që tani i akuzuari ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer akte dhune.

Ai gjithashtu tha se nuk është e qartë nëse dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Por, edhe nëse do ishte kështu, sipas Clark është realizuar nga individë të caktuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë nuk mendoj se zoti Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë bërë akte të tilla. Së pari, nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Edhe po të ishte kështu, ajo është realizuar nga individë të caktuar”, deklaroi Clark. Clark theksoi se edhe po të ketë qenë UÇK-ja e përfshirë në këtë dhunë, askush s’kishte mekanizëm kontrolli mbi atë se çfarë po ndodhte në terren.

“Unë kam folur me Mike Jackson për këtë dhe sigurisht ai ka folur me komandantët e tyre dhe ata kanë qenë në kontakte me persona të UÇK-së që lidheshin me zona të caktuara përgjegjësie. Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja. Por edhe të ketë qenë UÇK-ja, askush nuk kishte mekanizëm kontrolli mbi atë se çfarë ndodhte në terren. Nuk funksionon një gjë e tillë që ti të jepje urdhër dhe pastaj të prisje që njerëzit ta zbatonin këtë urdhër”, tha ai.

Clark shtoi se njerëzit ishin në rezistencë për shkak se dëshironin të shpëtonin jetët e tyre.

Wesley Clark tregoi një rast kur pilotët e NATO-s kishin sulmuar një rresht të traktorëve në Drenicë pasi panë persona që po digjnin prona. Sipas tij, pilotët kishin menduar së bëhej fjalë për forca serbe që po sulmonin shqiptarët.

“Diku nga mesi i prillit, pilotët tanë fluturonin mbi Kosovë panë një rresht me traktor afër Drenicës që ishte mbushur me persona. Pra, avionët ishin shumë larg dhe po shikonin me dylbi dhe panë traktorë me persona që ndalonin në disa shtëpi dhe po u vendosnin flakën këtyre shtëpive dhe filluam të vrisnin mendjen atëherë se çfarë po ndodhë. Ky piloti filloi të sulmonte traktorët sepse mendonte se këta ishin serbë që po sulmonte shqiptarët. Pra, avioni goditi traktorët. Të nesërmen, Millosheviqi i kërkoi shtypit ndërkombëtar të shikonte vendngjarjen dhe e kuptuan që këta ishin njerëz të thjeshtë që i vranë forcat tona ajrore”, tha Clark.

Clark tha se kryen hetim dhe se pilotët u lënduan pas ballafaqimit me faktet. “Ne kryem një hetim, pilotet u lënduan shumë kur u ballafaquan me faktet”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se kishte takuar para disa vitesh dikë në aeroport, e që i kishte thënë se ka qenë në njërin prej atyre traktorëve. Madje, ai i kishte thënë Clark se i digjnin pronat e tyre për të mos ua lënë në dorë serbëve.

“Dhe shumë vite pas njerëzit me takojnë, shqiptarët me ndalojnë në rrugë dhe duan të flasin me mua. Para dy-tre viteve, takova dikë në aeroport që më tha që kam qenë edhe unë në njërin nga ata traktorë dhe unë i thash ‘ke qenë në traktor në Drenicë kur iu sulmoi A10?”, ai u përgjigj me ‘po’. Unë e pyeta se pse po ua vendosnit flakën shtëpive dhe ai u përgjigj se na po ua vendosnim flakën shtëpive sepse ne e dinim që po vinin t’i merrnin serbët dhe preferuam t’i digjnim sesa t’ua linim serbëve. Kjo tregon se sa të forta ishin ndjenjat, se sa ishin të zemëruar, mllefosur e sa të frikësuar. Duhet kuptuar se si ka qenë situata dhe çfarë ndjenin personat në terren në Kosovë. Të trembur por edhe të vendosur po ashtu. Të gatshëm të digjnin pronat e tyre dhe të mos ua linin në dorë serbëve”, tha Clark.

Me kaq përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit për të vazhduar më pas me atë të Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë