Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke bërë thirrje për intensifikim të përpjekjeve mes partive politike për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit, raporton KosovaPress.
Ajo tha se ka qenë e gatshme të lirojë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës konsensus, vetëm që të ketë zgjidhje për presidentin.
“Mendoj që nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e kam shpjeguar disa herë që kemi shumë punë para vetes, shumë reforma që duhet të shtyhen përpara, një agjendë legjislative ambicioze e Qeverisë së Republikës së Kosovës që përmban diku 170 projektligje, secili projektligj më i rëndësishëm se tjetri, por edhe për shumë aspekte të tjera, jo vetëm pra ato të brendshme, por edhe të jashtme. Në këtë drejtim, unë kam kërkuar edhe publikisht që të gjitha grupet parlamentare të bënë përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por që t’i jepet mundësia takimeve dhe një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së vendit. Ka qenë shumë e rëndësishme që të dëshmohet vullnet, gatishmëri, seriozitet, përkushtim maksimal që ta tejkalojmë këtë sfidë që e kemi para vetes”, tha Haxhiu.
Haxhiu theksoi se është e nevojshme që partitë parlamentare të vazhdojnë takimet dhe të tregojnë vullnet për kompromis, duke kritikuar qëndrimet e fundit të partive opozitare.
Ajo paralajmëroi se situata aktuale i ngjan asaj të vitit të kaluar, kur institucionet u përballën me bllokada të gjata, ndërsa theksoi se qytetarët tashmë kanë dhënë mesazhin e tyre përmes zgjedhjeve.
Në përpjekje për të shmangur zgjedhjet, Haxhiu bëri të ditur se ka qenë e gatshme të heqë dorë edhe nga posti i kryetares së Kuvendit.
“Unë kam ofruar edhe pozitën e kryetares së Kuvendit, sepse çka më duhet pozita e kryetares së Kuvendit nëse dikush e kërkon këtë dhe nëse kjo e parandalon zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por mendoj që mungesa dhe refuzimi i të gjitha propozimeve, ofertave që kryeministri Kurti i ka bëre në drejtim të partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, mendoj që nuk i ndihmon vendit. Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve, por mendoj që nuk ka të bëjë kjo me kush është më trim e kush është më i guximshëm, por a janë zgjedhjet në interes të qytetarëve. Ne mendojmë, unë personalisht mendoj, që nuk janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Se a do të jem në listën e kandidatëve për deputetë, për këtë vendos kryesia e Vetëvendosjes, por që ligjërisht nuk është e ndaluar”, tha ajo.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Haxhiu tha se nuk i frikësohet procesit zgjedhor, por theksoi se ato nuk janë në interes të qytetarëve në këtë moment.
Në lidhje me negociatat për postin e kryetares së Kuvendit, Haxhiu tha se është e koordinuar me lidershipin e saj dhe se çdo lëvizje që ndihmon në shmangien e zgjedhjeve është e mirëseardhur.
Në fund, ajo ritheksoi se zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut dhe takimeve mes partive, duke nënvizuar se mungesa e vullnetit politik mbetet pengesa kryesore për tejkalimin e krizës aktuale institucionale në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, Fat...
Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në Kosovë nuk do të mund të gjejnë zgjidhje sivjet, nëse vendi shkon...
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova do të detyrohet të mbajë zgjedhje të “njëpa...
Drejtori i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Rozhajë të Malit të Zi, Aldin Kalaq, ka deklaruar për CdM se nëna e Vehid...
Pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit e Granit Plavës për vrasjen e ...
Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ish partneri i saj u ...
I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, Vehad Murić (25), u arrestua sonte, njoftoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë. I riu k&e...
Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politike dhe institucionale, gara për postin e presidentit ka rikthyer në qend&eu...
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, reagoi pas shpalljes së dënimeve ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës me burgim të përj...
Ligjvënësit në Kosovë janë duke debatuar për gjendjen në sektorin e energjisë në vend, në një seanc&eum...