KOSOVA

Sulmi i armatosur/ REL: Banjska me vendim në Prishtinë dhe pa aktakuzë në Beograd

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 15:10

Sulmi i armatosur/ REL: Banjska me vendim në Prishtinë dhe pa

Në Prishtinë shpallet sot vendimi i parë për sulmin në Banjskë, ndërsa në Beograd nuk është ngritur ende as aktakuzë. Pavarësisht thirrjeve të BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, si dhe premtimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit do të ndiqen penalisht, kjo nuk ka ndodhur.

Për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, edhe pas gati tre vjetësh nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Millan Radoiçiq, i cili ndodhet në Beograd.

Atij i ndalohet ende të largohet nga vendi i tij i banimit dhe është i detyruar të paraqitet në polici, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa Zyra e Prokurorit hesht për aktakuzën.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se nuk pret që të ngrihet ndonjë aktakuzë.

“Aktakuza për Banjskën do ta diskreditonte presidentin e shtetit, ushtrinë, policinë dhe politikën e Serbisë dhe të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ndaj Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori vetë Radoiçiq, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, që mbështetet nga Beogradi.

Një polic i Kosovës u vra në atë sulm dhe tre të tjerë u plagosën, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Në disa incizime të publikuara nga autoritetet e Kosovës shihen burra të armatosur, mes tyre edhe Radoiçiq, me uniforma ushtarake kamuflazhi.

Sipas autoriteteve, ata janë filmuar në oborrin e Manastirit të Banjskës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023.

Se çfarë e pengon ngritjen e aktakuzës në Beograd, të cilin kryeprokurori Nenad Stefanoviq e paralajmëroi për fund të vitit 2024 ose fillim të 2025-ës, nuk është e qartë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Pa përgjigje kanë mbetur edhe pyetjet se çfarë kanë zbuluar deri tani hetimet dhe nëse, përveç Radoiçiqit, janë hetuar edhe persona të tjerë.

Në përgjigjen e fundit për Radion Evropa e Lirë, më 8 shkurt 2024, Prokuroria ka deklaruar se “po verifikon dëshminë e të dyshuarit” Radoiçiq.

Nga 45 persona të përfshirë në aktakuzën e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, vetëm tre janë gjykuar – ata që janë arrestuar në Kosovë – ndërsa të tjerët janë në arrati.

Për ta, në dhjetor të vitit 2023, është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse po i kërkon të dyshuarit e tjerë dhe cilat janë pengesat për arrestimin e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpall sot vendimin e shkallës së parë për tre të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Nga 45 të akuzuar, vetëm tre janë gjykuar – ata që janë arrestuar në Kosovë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Ata i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se nuk e kanë pasur qëllim të vrisnin.

“Kosova dënon të margjinalizuar”, thotë Janjiq.

“Beogradi ka bërë farsë me ndalimin dhe rrëfimin e Radoiçiqit se e merr përgjegjësinë, por, në fund, e ka ngarkuar vetëm për trafikim armësh”, shton ai.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe është liruar pas marrjes në pyetje në Beograd, në tetor të vitit 2023.

Në Serbi, Radoiçiq dyshohet për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për prodhim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve.

Kosova e cilëson sulmin në Banjskë si terrorist, ndërsa Radoiçiq dhe të përfshirët e tjerë akuzohen për cenim të rendit kushtetues dhe veprime kundër sistemit juridik të Kosovës.

Beogradi refuzon t’i ekstradojë të akuzuarit, duke këmbëngulur se ata do të gjykohen në Serbi.

Këtë e ka përsëritur disa herë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dragan Popoviq, nga Qendra për Politikë Praktike në Serbi, vlerëson se të përfshirët gëzojnë mbrojtje të plotë nga autoritetet serbe.

“Nuk e kam pritur asnjëherë ngritjen e aktakuzës, sepse personat e përfshirë në Banjskë, si Radoiçiq, janë shumë të afërt me majën e pushtetit në Serbi dhe me vetë Aleksandar Vuçiqin”, thotë ai.

Janjiq sheh një arsye tjetër për mungesën e veprimeve.

Sipas tij, gjykimi për Banjskën në Serbi mund të hapte edhe raste të tjera, si zbardhja e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, në vitin 2018.

Në Kosovë, në qershor të vitit 2024, katër persona të nacionalitetit serb janë dënuar për përfshirje në këtë vrasje, por autorët dhe porositësit e saj nuk janë zbuluar ende.

Prokuroria e Kosovës e ka lidhur këtë rast edhe me Radoiçiqin dhe partnerin e tij të biznesit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq.

Radoiçiq dhe Vesellinoviq përmenden në aktakuzë si “udhëheqës të një grupi kriminal” që ka planifikuar vrasjen e Ivanoviqit.

Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë, pasi janë në arrati.

Në Serbi, rasti për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon të jetë në fazën e hetimeve paraprake.

Më herët, Prokuroria e Lartë në Beograd ka kërkuar informacione nga Kosova përmes misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, për rastin Banjska, por Prishtina e ka refuzuar kërkesën.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka deklaruar se vetëm institucionet gjyqësore të Kosovës kanë kompetencë për rastet e kryera në territorin e saj.

Nga BE-ja është konfirmuar se kërkesa e Kosovës për bashkëpunim juridik përmes EULEX-it, i është përcjellë Serbisë, por përgjigje nuk ka pasur.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk ka sqaruar përse nuk është përgjigjur.

Janjiq vlerëson se ky rast ka qenë mundësi për të dalë nga bllokada e mosnjohjes së ndërsjellë mes institucioneve.

Serbia nuk i njeh institucionet e Kosovës, por vazhdon dialogun për normalizim marrëdhëniesh.

Kosova e akuzon Serbinë për përfshirje në sulmin në Banjskë, gjë të cilën Beogradi e mohon.

Vuçiq ka deklaruar se Banjska “nuk ka rënë nga qielli”, por ka qenë “rezistencë e popullit serb ndaj persekutimit”.

E, ndërkohë, disa persona të përfshirë në aktakuzën e Kosovës janë parë gjatë verës së vitit 2025 duke “ruajtur” ndërtesën e Presidencës së Serbisë, në kohën e protestave masive antiqeveritare.

BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja i kanë kujtuar disa herë Beogradit premtimin e tij për ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin e armatosur.

Në raportet vjetore të Komisionit Evropian, nga viti 2023 e këndej, Banjska cilësohet si përshkallëzimi më serioz i viteve të fundit.

Parlamenti Evropian e ka kualifikuar sulmin si “akt terrorist” dhe ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që Serbia të sjellë para drejtësisë të gjithë të përfshirët në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti serb ka premtuar zbardhje të plotë të përgjegjësisë.

Sipas Popoviqit, Banjska ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe pushtetit të Vuçiqit.

Rasti shihet edhe si pengesë serioze për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se ekstradimi i Radoiçiqit është kusht për vazhdimin e këtij procesi.

Por, sipas Popoviqit, dialogu në këtë moment politik nuk ka kushte reale për rifillim.

Ai thotë se Banjska është njëkohësisht pengesë dhe justifikim për mungesën e përparimit.

Radoiçiq, ndërkohë, është tërhequr nga jeta publike dhe politike.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistri i bizneseve në Serbi, aktualisht në këtë vend nuk figuron asnjë kompani në emrin e tij.

Në vitin 2023, ai është tërhequr nga pronësia e kompanisë Inkop dhe degëve të saj, pasi ka pranuar publikisht organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë.

Pjesën e tij në Inkop dhe në kompanitë e lidhura me të ua ka dhuruar partnerëve të biznesit, vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.

Hulumtimet e Radios Evropa e Lirë tregojnë se këto kompani kanë përfituar për vite me radhë kontrata ndërtimi, të financuara nga buxheti i shtetit të Serbisë.

Si Radoiçiq, ashtu edhe vëllezërit Vesellinoviq janë nën sanksione të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar./REL/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan