Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Presidenti kroat Zoran Millanoviç deklaroi të enjten se Kroacia “nuk ka armiq përveç Serbisë”, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara, dhe se Zagrebi nga ana e tij “po bën gjithçka që mundet” për përmirësimin e marrëdhënieve.
“Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviç në një seancë solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje.
Do të ishte shumë mirë, siç tha ai, sikur kjo të ishte e mundur, por nuk është e mundur dhe “për këtë vërtet nuk shoh fajtorë në Kroaci”.
“Ne po bëjmë nga ana jonë gjithçka që mundemi”, tha ai, duke theksuar veçanërisht se Kroacia duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse tërhiqet, qoftë me plan, qoftë nga inercia, në ndonjë armiqësi të re globale me disa shtete.
“Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep – por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është”, theksoi Millanoviç.
Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviç theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e veta.
“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu”, tha presidenti kroat.
Ai theksoi se “ka një sërë përpjekjesh për të armatosur BE-në, dhe ky nuk është më një projekt paqeje”.
“Ne jemi pjesë e një shoqërie ku po hartohen plane të mëdha, në mendimin strategjik të së cilës ne pothuajse nuk mund të marrim pjesë. Jemi shumë të vegjël, por ato na prekin shumë”, tha ai.
“Gjermania ka 250.000 ushtarë, ndërsa cila është perspektiva që të ketë një milion? Shumë e vogël, pothuajse aspak, duke pasur parasysh kulturën dhe rendin juridik të Gjermanisë. Njerëzit nuk duan të shkojnë në ushtri”, shtoi ai.
“Cilat janë shanset që Kroacia, me 17.000 ushtarë në letër dhe 13.000 në realitet, të arrijë në 50.000 me rezervë, që është minimumi minimal për të filluar planifikimin e një vizioni mbrojtës? Cilat janë shanset për këtë? Më të vogla se të voglat”, vlerësoi Millanoviç.
Tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë janë intensifikuar muajt e fundit për shkak të polemikave mbi armatosjen dhe akuzave të ndërsjella, veçanërisht atyre ndaj Zagrebit se ka mbështetur protestat antiqeveritare në Beograd.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në...
E veja e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë kur Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit nga një grup i armato...
Kosova ka shpallur të premten, 24 prill, Ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja....
Ligjvënësit në Kosovë e kanë miratuar përfundimisht një Projektligj për çmimet tavan të enjten, me gjith&e...
Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash thekson se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është e stabilizuar Ai tha se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në postin e kryenegociatorit në dialogun teknik për normalizim t&eum...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme,...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, Fat...
Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në Kosovë nuk do të mund të gjejnë zgjidhje sivjet, nëse vendi shkon...
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova do të detyrohet të mbajë zgjedhje të “njëpa...