Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Milan Radoiçiq, personi i identifikuar e i cili më pas edhe vet e ka pranuar se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, nuk është një figurë e zakonshme e krimit, por një aktor me ndikim të thellë politik, ushtarak dhe ndërkombëtar.
Kështu deklaron Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, në një intervistë për televizionin Nova në Serbi.
“Radojiçiq është më i fortë se regjimi. Biografia dhe imazhi që është krijuar për të në opinionin publik nuk është pamja e plotë. Ai është shumë më me ndikim, shumë më mirë i stërvitur ushtarakisht, sesa tregoi në Banjskë”, u shpreh Janjiq, duke theksuar se vendosja e tij vetëm në kuadrin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është naive.
Ai shtoi se Radojiçiq ka pasur lidhje edhe me struktura ndërkombëtare dhe është tashmë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Sipas Janjiqit, pavarësisht faktit që në Serbi është hapur një procedurë penale kundër Radojiçiqit, ai nuk është i disponueshëm për drejtësinë në Kosovë.
Ai vlerësoi se për ta gjykuar Radojiçiqin realisht, nevojiten ndryshime politike.
“Për të përfunduar gjykimin e një njeriu si Radojiçiq duhen ndryshime politike. Ky është një proces i madh. Do të gjykohet, por kjo kërkon kohë. Dhe në fund do të paguhet fatura”, u shpreh ai, duke shtuar se administrata amerikane është e vendosur për të çuar këtë proces deri në fund, njësoj si me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Ndërsa fliste për ngjarjen në Banjskë, Janjiq e cilësoi atë si akt të qartë terrorist, të organizuar në mënyrë të plotë, me përfshirje të strukturave shtetërore dhe ndihmë të jashtme.
“Ky sulm ishte i organizuar me përfshirje të fortë nga jashtë, edhe nga Rusia. Është e qartë që këta djem u trajnuan në kampet e ushtrisë. Ata kanë statusin e shërbyesve vullnetarë të shërbimit ushtarak, gjë që e komplikon të gjithë çështjen, sepse përfshin edhe shtetin e Serbisë”, tha ai, raporton Nova.
Janjiq tha se sulmi ishte përgatitur për vite me radhë, dhe kishte lindur pjesërisht nga struktura të mbrojtjes civile.
Sulmin e Banjskës, Janjiq e quajti këtë një gabim strategjik të madh nga ana e Beogradit, duke theksuar se qëllimet ishin të mjegullta, por efekti ishte i qartë: një dështim i rëndë.
“Ky ishte një vlerësim i gabuar, i bazuar në një iluzion të gabuar – që problemi i Kosovës mund të zgjidhet duke bërë një kufi të ri në lumin Ibër. Ishte një përpjekje për të forcuar fuqinë negociuese në dialog, për të marrë Asociacionin, nëse jo ndarjen. Por dështoi”, tha Janjiq.
Ai shtoi se pas sulmit, pozita e serbëve në Kosovë është përkeqësuar më shumë se kurrë.
“Pas Banjskës, ndodhi de facto njohja e pavarësisë së Kosovës përmes planit franko-gjerman. Dhe rezultati është se pozita e komunitetit serb në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e keqe”, deklaroi ai.
Sipas tij, ngjarja në Banjskë solli pasoja të mëdha ndërkombëtare dhe ndryshoi qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë.
Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të s...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ...
Ka vijuar këtë të hënë në Prishtinë procesi gjyqësor për autorin kryesor të vrasjes makabër të bashk...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, G...
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi dëshminë diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ...
Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt. Kë...
Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të ...
Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy të Shq...
Kryeministri Edi Rama u votëbesua për një tjetër mandat në krye të qeverisë, por ajo që u vu re ishte mungesa e urimeve ...
Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shteti kyç n&eu...