10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Kërkesa e Listës Serbe për masë të përkohshme, në kuadër të ankesës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit, mund të bëhet shkak për shtyrjen e formimit të Qeverisë së re ose zgjedhjeve të reja eventuale.
Ankesa e re e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, krahas kërkesës për masë të përkohshme, eventualisht mund të zvarrisë disa procese – nga formimi i Qeverisë e deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Duke e vlerësuar të mundshëm caktimin e masës së përkohshme për të mos lejuar krijimin e rrethanave të reja para vendimmarrjes finale, hulumtuesi i lartë në KDI, Vullnet Bugaqku, pret njoftim të shpejtë nga Gjykata.
“Zakonisht Gjykata në këto raste vendos ex-officio, madje edhe sipas kërkesës së palëve, por edhe në mënyrë zyrtare vendos që të japë masë të përkohshme për të pezulluar efektet, që të themi, veprimet juridike të deputetëve dhe të Kuvendit në tërësi. Unë besoj që këto ditë, ose javën e ardhshme mund të kemi një njoftim nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Vullnet Bugaqku, Hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës – KDI.
Referuar situatës aktuale politike opinionisti Bekim Kabashi vlerësoi se, nëse Gjykata vendosë masë të përkohshme, mund të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të krijohen rrethana të reja për shkak të pozitës së presidentes.
“Parashikimet janë që nëse nuk mbërrin me u formu qeveria, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk mbërrin me e bë një koalicion qeverisës, as opozita nuk do t’i ketë mundësitë që ta bëj atë. Atëherë pritet që nga mesi i dhjetorit të kemi zgjedhje. Nëse eventualisht ndërmerret një masë e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Bekim Kabashi, Opinionist/Drejtor në gazetën online “Reporteri”.
Në një përgjigje për televizionin, Gjykata Kushtetuese vetëm konfirmoi se e ka marrë kërkesën dhe se do ta shqyrtojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Kjo kërkesë aktualisht është duke u proceduar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.
Derisa mandatari për kryeministër Albin Kurti ka kohë deri më 26 Tetor që të paraqesë për votë në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, të enjten Lista Serbe kërkoi masë të përkohshme, në kuadër të ankesës së saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiq, nënkryetar i Kuvendit.
Një person në Prizren është arrestuar pasi ka goditur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, duke i plagos...
Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u ...
Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (Q...
Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë në mesnatë, ku një burrë ka masak...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vjen në Shqipëri. Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, është filmuar te...
1. Terminologjia “gjykata speciale” është mjaft e mjegullt. Ajo të kujton gjykatat e kohës së inkuizicionit fetar, ndë...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë–Prizren, më sak...
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri t&...
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë më 16 tetor në rrugët e Mitrovicës së...
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në raundin e parë të zgjedhjeve lokal...