Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. FSK – e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur në këtë pjesë të vendit – tha se incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të së enjtes, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.
Më herët, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarë të FSK-së “e humbën rrugën, navigacioni i GPS-së i çoi gabimisht në veri”.
Sipas tij, ata u larguan nga veriu pasi Policia e Kosovës i kishte vërejtur dhe kishte biseduar me ta. Në rrjetet sociale u publikuan video ku shiheshin disa kamionë të FSK-së duke kaluar përgjatë një rruge në qytetin e Mitrovicë të Veriut - një nga katër komunat në veri që janë të banuara me shumicë serbe. Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, automjetet e FSK-së u parkuan në një pikë karburanti për "pesë deri në dhjetë minuta". Më pas, të shoqëruar nga policia, FSK-ja u largua nga veriu përmes "rrugës më të shpejt", duke kaluar pranë një stacioni të autobusëve në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës.
Serbia: Kjo është shkelje e garancive të NATO-s
Për këtë ngjarjeje, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, e cila i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë, duke thënë se bëhet fjalë për “shkelje të drejtpërdrejtë të garancive të forta të NATO-s”. Edhe pse Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një gabim, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe pretendoi se autoritetet kosovare, të udhëhequra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “kanë dërguar dy kamionë dhe katër automjete ushtarake, Humvee të FSK-së” në veri, një ditë pas vizitës në Kosovës të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kërkoi uljen e tensioneve në vend.
Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që e ka mbështetjen e Beogradit, tha se shkuarja e FSK-së në Mitrovicë të Veriut “ka shkaktuar shqetësim në mesin e popullit serb dhe ka rritur tensionet”.
“Ky veprim përbën një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm, të drejtuar drejt destabilizimit të situatës në terren dhe shkaktimit të frikës e pasigurisë te populli serb”, u tha në njoftim.
Lista Serbe i kërkoi KFOR-it një prani më të madhe në veri të Kosovës “për të parandaluar përpjekjet e reja për veprime të njëanshme dhe për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”.
“Lista Serbe paralajmëron se veprime të tilla janë të papranueshme dhe mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin e rajonit”, tha kjo parti. Prania e FSK-së në veri të vendit është e mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KFOR-it me pyetjet nëse është në dijeni që FSK-ja ka qëndruar në veri. Ndryshe, për herë të fundit, me pëlqimin e KFOR-it, FSK-ja ishte në veri më 29 korrik të këtij viti, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një operacioni që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.
FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./ REL
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë më 16 tetor në rrugët e Mitrovicës së...
Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në raundin e parë të zgjedhjeve lokal...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim për të siguruar transportin p...
Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare në qytetin e Siegenit në Gjermani. Një burrë nga Kosova ...
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë më 16 tetor në rrugët e Mitrovicës së V...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e n...
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër shefen e Komisioni...
Mbrëmjen e datës 13.10.2025 – një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në komunën e Hani...
46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë u ka shqiptuar Gjykata e Ferizajt 11 të akuzuarve për rastin “Gropa”. Sipas Gjykat&eu...