Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes ...
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke...

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar të martën me presidentin e Listës Serbe, Zlatan Elek, pas kundërshtimit të kësaj partie ndaj procesit të uljes graduale të pranisë së KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Takimi u zhvillua me kërkesë të Elekut në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Jovana Radosavljeviç, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç.
Sipas KFOR-it, palët diskutuan për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zbatimin e procesit të paralajmëruar për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it u tha përfaqësuesve të Listës Serbe se procesi i optimizimit është nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.
Ai theksoi se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe do të jetë i bazuar në kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
KFOR-i tha se do të mbetet i pajisur dhe i pozicionuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant.
“Tranzicioni gradual i pranisë së KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë është në fazën fillestare”, thuhet në njoftimin e misionit.
KFOR-i theksoi se, edhe pas përfundimit të procesit, do të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në pjesën veriore të Kosovës.
Lista Serbe kishte reaguar kundër njoftimit për uljen graduale të pranisë së KFOR-it në urën mbi Ibër, duke kërkuar që kjo masë të ndalej.
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës kishte kërkuar takim urgjent me komandantin e KFOR-it për t’ia përcjellë shqetësimet e komunitetit serb në veri.
Lista Serbe kishte argumentuar se, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë dhe tensioneve që në të kaluarën kanë shoqëruar zonën e urës, çdo ndryshim në praninë e forcave të sigurisë duhet të bëhet me kujdes.
Ajo kishte thënë gjithashtu se Policia e Kosovës nuk e gëzon besimin e serbëve në veri dhe se prania e KFOR-it në urë është një “faktor i rëndësishëm stabiliteti”.
Ura kryesore mbi lumin Ibër lidh Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe. Ajo është ruajtur nga trupat e KFOR-it që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe për vite me radhë ka qenë një prej pikave më të ndjeshme të sigurisë në veri të Kosovës.
Aktualisht, ura është e hapur vetëm për këmbësorë.
Misioni i NATO-s theksoi se vazhdon ta përmbushë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
KFOR-i tha se do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre përkatëse në fushën e sigurisë./REL
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit po hyn në një fazë të re, ndërkohë që PDK-ja ka kërkuar q&...
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po n...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përplasur me Komisionin Evropian pas reagimit të Brukselit ndaj deklaratave të tij...
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të arrijnë një marrëveshje poli...
Të hënën, paksa “befasisht”, një autmojet i policisë së Kosovës u pa i stacionuar mbi Urën e Ibrit. Pas shp&...
Prej 14 ditësh, ekipet e mjekësisë ligjore dhe ekspertët po vijojnë gërmimet në disa lokacione në Zubin Potok, ku dyshoh...
Një paralajmërim nga Bashkimi Evropian, reagime të ashpra në Kosovë dhe polemika midis zyrtarëve në Tiranë dhe Beograd -...
SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçi&cce...
Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, prit...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim në Hagë deri në shpalljen e aktgjykimit në ç...