Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka mbërritur në Kosovë të premten, ku pritet të takohet me udhëheqësit e vendit.
Kos u prit të premten në mëngjes nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe më pas do ta zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Agjenda e bisedimeve nuk është bërë e ditur, por Kos kishte paralajmëruar javë më parë se do ta vizitonte Kosovën për bisedime lidhur reformat për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Kjo është vizita e parë e Kosit në Kosovë qëkurse ajo e mori detyrën në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.
Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.
Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.
Një vizitë e Kosit në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, javën e kaluar burime në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se tani vlerësohet se vizita duhet të zhvillohet pavarësisht gjendjes politike, pasi nuk pritet që ajo të ndryshojë thellësisht në një periudhë të shkurtër.
Në fund të prillit, Kos tha në Parlamentin Evropian se pret të vizitojë së shpejti Kosovën për të folur me udhëheqësit e saj për reformat që lidhen me Planin e Rritjes.
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, kishte deklaruar ajo.
Kosova më 16 prill i mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh.
Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro, prej tyre 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi.
Gjatë një seance në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në prill, Kos foli edhe për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
E pyetur nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, lidhur me kontaktet me shtetet mosnjohëse, ajo tha se zhvillimet në këtë drejtim janë “inkurajuese”, pa dhënë më shumë hollësi.
Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, gjë që konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian./REL
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfida serioze, duke kritikuar polarizimi...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se një person...
Valon Preteni, nga Prokuroria e Mitrovicës, ka deklaruar se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin...
Tetëmbëdhjetë minatorët, që ishin ngujuar për disa orë në minierën e Stantërgut kanë dalë nga minier...
Hysni Mehani, zv ministër i Financave në Kosovë dhe njëherësh kryetari i Vetëvendosjes në Skëndëraj është...
Gjatë një seance dëgjimore për Punët e Jashtme, kongresmeni Keith Self mbajti dy deklarata të fuqishme gjatë një seance ...
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani k...
Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një takim me elektoratin në fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit, ka akuzuar kreun e V...
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të...
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të ...