
Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë.
Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti – liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak – rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, për t’i nderuar të rënët.
Homazhe bëri edhe William Walker, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohë e luftës, i cili asokohe dokumentoi krimet e kryera në këtë fshat, informon Radio Evropa e Lirë.
Presidentja Osmani tha se 27 vjet, “plagët e Reçakut ende flasin”.
“Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo e kritikoi Serbinë se po vazhdon me “të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”.
Qeveria e liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në atë kohë pretendonte se të vrarët ishin të gjithë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vrarë në përleshje me forcat e sigurisë së shtetit.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një djalë 12-vjeçar.
Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër edhe sot, duke pretenduar se ajo ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti u zotua se institucionet e vendit do të punojnë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e masakrës.
“Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga Qeveria e Parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve”, tha Kurti.
Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak.
Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë të Kosovës.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se “jemi këtu për të shprehur nderimin dhe respektin tonë për këta të rënë dhe këtë ngjarje e cila është një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi shkurtimisht se “Reçaku nuk harrohet dhe drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”.
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllav. Fusha prej 78-ditësh bombardime mori fund më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-‘99, u vranë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
15 Janar10:17
27 vjet nga Masakra e Reçakut
Kosova përkujton sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-sh...
KOSOVA
15 Janar09:45
Presidenti Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Nuk mund të harrohet, thirrja për drejtësi s’mund të shuhet
Presidenti Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar masakrën e Reçakut.
Begaj shprehet se kjo masak&...
KOSOVA
15 Janar09:07
Kosova nis zbatimin strikt të ligjeve për targat dhe dokumentet e të huajve, serbët kritikojnë masat
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të h...
KOSOVA
14 Janar20:54
Humbja dramatike/ Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së
Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj! Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar m...
KOSOVA
14 Janar18:18
Osmani pret të dërguarit e BE: Kosova gati për kapitullin e radhës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi në rrjetet sociale ndërsa më herët priti në një takim Përfaqësuesin e Po...
KOSOVA
14 Janar17:44
Rezultati i dobët në zgjedhjeve, vjen dorëheqja e parë në LDK
Hykmete Bajrami ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndër...
KOSOVA
14 Janar17:36
Djali i Hashim Thaçit flet pas vizitës në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend!
Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë te babai i tij, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në parabu...
KOSOVA
14 Janar16:29
Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës
Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liri...
KOSOVA
14 Janar13:10
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë n...
KOSOVA
14 Janar08:33
Dialogu me Serbinë/ I dërguari i BE vizitë sot në Kosovë: Palët duhet të kuptojnë dëmin që i bëjnë vendit nëse nuk ka progres
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet ta vizitojë sot Prishtin&eu...