Makina del nga rruga pranë Rubikut, dy të plagosur përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve ...
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetarit...
Një denoncim i mbërritur nga një qytetar në redaksinë e Piranjave news, ngre shqetësimin për situatën e energjisë...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, do të mbahet në fillim të gushtit. Gjatë një prononcimi për gazetarë, Haxhiu u shpreh se për shkak që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, ka vlerësuar që t’u japë kohë partive për diskutime për çështjen e presidentit.
Pikërisht, mosarritja e konsensusit muaj më parë mes partive për një president të ri të vendit nxiti mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
“Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë”, tha Haxhiu për gazetarët.
Më 10 korrik, dy ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi takime me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Aleanca refuzoi ftesën e kryeministrit në detyrë, Kurti. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me Kurtin tha se partia e tij do të mbetej në opozitë. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi vazhdimin e diskutimeve, informon REL. Megjithatë, më 15 korrik Abdixhiku, tha se është i detyruar që të pezullojë diskutimet për formimin e institucioneve të reja me Kurtin, për shkak të një nisme partiake për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së. Abdixhiku paralajmëroi se vendi rrezikon që potencialisht të mbesë pa institucione dhe të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë.
Haxhiu e vlerësoi si serioze përpjekjen e Kurtit për formimin e institucioneve të reja, e cila, sipas saj, po vazhdon.
“Kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për këtë qëllim, por LDK-ja i ka pezulluar negociatat, ndërsa PDK-ja ka pasur qëndrimin e vet dhe Aleanca nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nuk mund të ketë detyrime për t’iu përgjigjur këtyre takimeve, por është shumë e rëndësishme që për hir të qytetarëve të Kosovës dhe për vetë shtetin tonë, që të ketë përpjekje maksimale që ta gjejmë një zgjidhje. Askush nuk i do zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë sepse nuk do të zgjidhnin asgjë”, tha Haxhiu.
Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.
Partia në pushtet, LVV-ja e Kurtit, sipas rezultatit të certifikuar i ka fituar 53 mandate. PDK i ka fituar 22 ulëse, LDK 18 ulëse dhe Aleanca shtatë ulëse.
Për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë nevojiten 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh.
Partia e Kurtit, së bashku me partitë nga komunitetet pakicë joserbe i kanë numrat e nevojshme për këto dy procese. Por, për presidentin nevojitet një marrëveshje politike, pasi kërkohet prania e 80 deputetëve në dy rundet e para të votimit.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i ka 18 deputetë, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025.
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theks...
Çdo ditë pa institucione të reja e bën faturën e krizës politike në Kosovë më të lartë: miliona euro ng...
Një grup motoçiklistësh nacionalistë nga Serbia është ndaluar nga autoritetet e Kosovës dhe nuk është lejuar t&...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit n&e...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës, si dhe ka k...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Qeveria po shqyrton mundësinë e përdorimit të gazit të lë...
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shpallur persona non grata ministren e Administratës Publike dhe Vetë...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike ...
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e n...
Infermierja Aurona Pelaj e cila mori viralitet dhe shkaktoi zemëratë të madhe në 2022 ku ajo shfaqej në një video duke dhunuar t&e...