E rëndë në Korçë/ Njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Kosovë, si dhe kërkesë për shkarkim në Kuvendin serb, për shkak të deklaratës së saj ditë më parë për “spastrim etnik” në Kosovë. Snezhana Paunoviç, ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të ish-lideri serb Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”, duke nxitur reagime dhe dënime në Kosovë dhe më gjerë.
Për shkak të kësaj deklarate, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi të enjten se ka ngritur padi kundër Paunoviçit për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Gërvalla shkroi në Facebook se i ka kërkuar kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente”. Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb, Gjuro Macut, për shkarkimin e Paunoviçit.
Ata i kërkuan kryeministrit Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e ministres Paunoviç, e cila u shpall person i “padëshirueshëm” në Kosovë. Nuk është e qartë nëse Macut do ta bëjë një propozim të tillë në Kuvendin serb me 250 vende. Kamberi theksoi të enjten se kryeministri Macut ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore.
“Nëse Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë”, tha ai.
Reagimet
Deklaratat e Paunoviçit u dënuan nga Bashkimi Evropian dhe Kosova, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se komentet e saj “nuk pasqyron vullnetin tim, e as të Qeverisë së Serbisë”.
Të enjten, komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratave të Paunoviçit dhe shprehu habinë pse ajo vazhdon të mbetet ministre.
Vëzhgues nga Kosova dhe Serbia thanë Radion Evropa e Lirë se deklarata e Paunoviçit është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës, duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.Deklaratat e saj prekin plagë të vjetra në Kosovë, pasi qindra mijëra civilë shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Ajo luftë ua mori jetën mbi 13.000 civilëve, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të zhdukur.
Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.
Gërvalla theksoi se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë.
“Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor”, shkroi Gërvalla.
Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë i cilësoi drejtuesit e atëhershëm të RFJ-së si pjesëmarrës kyç në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova në vitin 1999.
Sipas aktgjykimeve, qëllimi ishte “ndryshimi i balancës etnike për të ruajtur kontrollin serb mbi Kosovën”
I akuzuari kryesor, Sllobodan Millosheviç, vdiq në paraburgim para përfundimit të gjykimit, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviç, u shpall i pafajshëm./ REL
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës, si dhe ka k...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Qeveria po shqyrton mundësinë e përdorimit të gazit të lë...
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shpallur persona non grata ministren e Administratës Publike dhe Vetë...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike ...
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e n...
Infermierja Aurona Pelaj e cila mori viralitet dhe shkaktoi zemëratë të madhe në 2022 ku ajo shfaqej në një video duke dhunuar t&e...
Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha...
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë nj&...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kos...