Korçë, arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një vogëlush në kopsht
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën një burrë, për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet A.D., dhe tha se ai dyshohet t’i ketë kryer krimet e pretenduara në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të qytetit jugor të Kosovës, Kaçanik.
Prokuroria nuk tregoi se ku ishte kapur ai, por tha se gjatë arrestimit të tij ka gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe një uniformë të MUP-it, me sa duhet duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi rreth të dyshuarit apo krimeve të dyshuara.
Arrestimi i tij vjen pak javë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë./REL
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes s...
Presidentja e Vjosa Osmani do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 4 prill 2...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të naftës, ka paralajmëruar se ...
Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë në mënyrë protestuese gjat&eu...
Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së doli sot para gjykatës së Prishtinës, nën dyshimet për spiun...
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e shpalli fajtor të premten për vrasjen e ish-bashkëshorte...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten (sot, 3 prill) në seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është shtru...
Besimtarët katolikë në Kosovë janë njoftuar mëngjesin e sotëm për vdekjen e parakohshme të famulltarit të Kish...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës pas rrëzimit të dekretit t&eum...
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për zgjedhjen e presiden...