"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjella në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Në këtë mbledhje, nga ministrja Gërvalla dhe përfaqësuesi amerikan në OKB, u kërkua që misioni i UNMIK-ut të mbyllet, sepse sipas përfaqësuesit amerikan, në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë.
Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut, që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator, u paraqit në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t'i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 2023, ku një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj pjesëmarrësve të sulmit në Banjskë, ndërsa Serbia jo, ndonëse shumica prej tyre strehohen në Serbi, përfshirë edhe Milan Radojçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.
Raporti i UNMIK me vlerësime pozitive, por edhe shqetësime
Zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, në raport përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe dy takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shin përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen nga Prishtina zyrtare të institucioneve paralele serbe në komunat në veri. "Është thelbësore që autoritetet në Prishtinë të përfshijnë sinqerisht të gjitha komunitetet e prekura përpara se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe të kërkojnë alternativa të vlefshme për të shmangur ose zvogëluar efektet negative”, tha Shin.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është "i anshëm dhe i paplotë" dhe se "nuk përmban fakte themelore". Sipas saj, "në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme”. "Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor, me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë", theksoi ministrja Gërvalla.
Akuza ndaj Serbisë
"Çdo ditë, po shohim një makinë propagande nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit publikun për agresion kundër vendit tonë”, tha Gërvalla duke shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar ndaj dialogut.
"Serbia tregoi se ishte e gatshme për luftë dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin, Milan Radojçiq, ishte krahu i djathtë i Vuçiqit.” Sipas Gërvallës, "komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi. Nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, përfundoi ajo.
Qëndrimi i Serbisë: Kurti po bën "spastrim të qetë etnik”
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si "të balancuar dhe realist", ndërsa vlerësoi se "të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i "incidenteve me motive etnike është rritur”. "Nga koha kur Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq, duke akuzuar Kurtin për, siç thotë ai, "spastrim të qetë etnik”.
"Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe, institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Marko Gjuriq.
BE kërkon uljen e tensioneve
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stavros Lambrinidis, theksoi se Brukseli mbetet i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. "Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet, për t'u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese që do të çonin në rritje të tensioneve dhe dhunës”, përfundoi Lambrinidis. Edhe përfaqësuesi i SHBA-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog./DW
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e ref...
Kosova ndjen një “detyrë politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse prob...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgj...
Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij “Lëvizja Vetëvendosje” ...
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në ...
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komision...
Gazeta amerikane Bloomberg, shkruan se marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Ga...
Analisti politolog në Maqedoninë e Veriut, Fejzi Hajdari, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Syri TV, komentoi rezultatet e zgje...